Mbeturinat “pushtojne” lumenjtë

11/11/2011 00:00

Në të gjitha qytetet e qarkut të Gjirokastrës bashkitë nuk kanë
përzgjedhur vende të përshtatshme për grumbullimin e mbeturinave.

Të gjitha sheshet janë shumë pranë zonave të banuara ose në rastin më të keq shumë pranë burimeve ujore. Asnjë prej vendgrumbullimeve aktuale të mbeturinave nuk ka leje mjedisore, ndërsa problemi i një landfield-i ka vite që diskutohet.

Megjithëse kapaciteti i mbeturinave për frymë të popullsisë nuk ka qenë një tregues në rritje situata ambientale që kanë prodhuar mbeturinat që mbushin përrenjtë në komuna dhe zonat informale në qytete po bëhet kritike.

Rrjedha e lumit Drino është përdorur më së shumti prej bizneseve përgjatë autostradës, por edhe prej disa komunave për derdhjen në të mbetjeve urbane. Brenda qytetit të Gjirokastrës përrenjtë në lagjet e sipërme janë të bllokuar nga mbeturinat dhe inertet që po derdhen pa kriter. E gjithë kjo masë mbetjesh që specialistët e llogarisin të jetë disa ton në ditë përfundon në lumin Drino. Gjatë një takimi të organizuar nga OSBE-se me pjesëmarrjen e organizatave mjedisore dhe njësi vendore u vu në dukje mungesa totale e informimit ambiental, si dhe mungesa e agjencive kompetente për të vendosur penalitete.

Përpjekjet për ndërtimin e një landfilli të vetëm që do të përpunonte mbetjet për të gjithë qarkun kanë filluar 8 vite më parë por asnjëherë nuk u finalizuan për shkak të kostos.

Berat, asnjë plan për mbeturinat

Lumi Osum eshte menduar si zgjidhja per heqjen e mbeturinave te shume komunave ne qarkun e Beratit.

Nderkohe qe vete bashkia ende nuk e ka zgjidhur kete problem duke depozituar mbeturinat urbane qe mblidhen cdo dite ne rruget e qytetit ne kete vend qe eshte teresisht jashte cdo kushti mjedisor dhe fare prane burimeve ujore. Bashkia ende nuk ka gjetur nje zgjidhje per kete problem.

Ne cdo cep rruge, breg lumi e deri edhe ne kembet e urës në komunën Poshnje mund të gjesh mbeturina. Ndotja, shkaterrimi mjedisit me pasoja te medha ne shendetin e atyre qe jetojne aty jane efektet e kesaj papergjegjshmerie qe eshte kthyer ne normalitet. Problemin e madh me ndotjen e pranon edhe kryetari kesaj komune.

Kjo situate eshte pothuajse ne te gjithe qarkun e Beratit ku nuk ka asnje projekt shteteror per trajtimin e mbeturinave qe kane mbuluar brigjet e lumenjeve e perrenjeve dhe qe trajtohen vetem me djegie.

 

Top Channel