Live Milan-Inter/ Spektakël kuqezi në “San Siro”, skuadra e Amorim në avantazhin e dy golave brenda 10 minutave lojë (Video)
Lojtari i Bejsbollit në Major Ligë, venezueliani Wilson Ramos është “gjetur i gjallë”, dy ditë pasi ai u raportua rrëmbyer nga persona të armatosur, raportoi të premtën televizioni shtetëror i Venezuelës.
Detajet e lirimit nuk bëhen të ditura.
Ramos aktivizohej për Washington Nationals, por me përfundimin e sezonit ishte kthyer të luante në vendlindjen e tij, Venezuelë.
Por para ndeshjes së tij të parë me Aragua Tigers, disa persona të armatosur e rrëmbyen atë natën e së mërkurës nga shtëpia e nënës së tij, në Santa Ines në Carabobo.
Para lirimit të tij të premten, lajmet mbi hetimin e kësaj çështjeje ishin ruajtur fort.
Në Venezuelë rrëmbimet janë kthyer në një industri, sidomos për lojtarët që luajnë në Shtetet e Bashkuara.
Top Channel