Putin: Nuk rend pas pushtetit personal

12/11/2011 00:00

Kryeministri i Rusise, Vladimir Putin mbrojti me force vendimin e tij
për të kandiduar në zgjedhjet e ardhshme presidenciale. Ai mohoi se
gjithcka ka të bëjë me dëshirën për të mbajtur pushtetin, por me
qellimin për të ndryshuar institucionet e vendit.

“Nuk ka të bëjë me qendrimin e gjatë në pushtet, por gjithcka ka të bëjë me gjendjen e mjerueshme të institucioneve të Rusisë. Nuk ishim hipokrit, as Medvedev dhe as unë, katër vjet më parë ne thame se cfarë do të ndodhë më vonë do të varet nga situata politike. Të dy nuk rendim pas pushtetit personal, ne kërkojmë të ndërtojmë një sistem më të fortë”, tha Putin.

Në fakt ishte momenti, një përballje mes tij dhe eksperteve ndërkombëtare të ftuar nga qeveria ruse për të diskutuar situatën politike të Rusisë, në të ashtuquajturin, “Klubi i Valdait”. Zakonisht, Putin e organizon kete takim ne vilen e tij në Soci, ndërsa ketij vit në periferi te Moskes. Kritikët janë të mendimit se ndikimi i tij politik është një forcë shkatërruese. Megjithate, gjate darkës së organizuar në Moskë, ai e mbrojti me force qellimin per te rikandidur ne postin e presidentit te rusise.

Top Channel