Dentisti “largon” sëmundjet e zemrës

14/11/2011 09:10

Të shkosh rregullisht tek dentisti nuk bën mirë vetëm për shëndetin e dhëmbëve, por edhe për atë të zemrës.

Sipas një studimi, personat që shkojnë një herë në vit për të kontrolluar dhëmbët e tyre ulin rrezikun e prekjes nga sëmundjet e zemrës. Gjithashtu kanë 13% më pak mundësi për të pësuar një infarkt.

“Kemi studiuar 100 mijë persona dhe vumë re që ata të cilët shkonin rregullisht tek dentisti ishin më pak të prekur nga sëmundjet e zemrës”, theksoi Emily Chen, udhëheqëja e këtij kërkimi shkencor e Universitetit të Taipeit (Tajvan).

“Të shkosh tek dentisti regullisht është e rëndësishme, por për të mbrojtur zemrën duhet të kemi kujdes edhe me duhanin, ushqimin e të bëjmë aktivitete fizike”, shtoi Chen.

Top Channel