Turqia, kritika dhe sanksione ndaj Sirisë

15/11/2011 18:45

Turqia ka rritur presionin mbi Sirinë fqinje, pas shtypjes së radhës të protestave nga ana a autoriteve, që shkaktuan 70 viktima vetëm ditën e hënë.

Në një deklaratë për mediat, Kryeministri Recep Tayip Erdogan theksoi se “ardhmja nuk mund të ndërtohet mbi gjakun e të shtypurve”, ndërsa dënoi ashpër sulmet mbi përfaqësitë turke në vend.

Në një deklaratë të përbashkët, Ministri turk i Energjisë, lajmëroi se projektet e përbashkëta energjitike janë pezulluar.

“Presidenti Bashar al-Assad duhet të shohë fundin tragjik të të gjithë atyre që kanë deklaruar luftë ndaj vetë qytetarëve të tyre”, deklaroi Erdogan nga Ankaraja, në atë që ishte një referim i qartë ndaj ish-diktatorit libian, Muammar Gaddafit.

Siria është duke u përballur me një presion gjithmonë më të lartë ndërkombëtar, ndërsa javën e shkuar u përjashtua edhe nga Liga Arabe. Mbi 3 500 persona kanë humbur jetën në vend, që prej fillimit të revoltave në muajin mars.

Top Channel