Nju Jork, “spastrohen” protesuesit në Wall Street

16/11/2011 04:56

Një gjykatë e New York-ut ka vendosur që spastrimi i protestuesve, që kanë ngritur kampin para ndërtesës së Wall Street në Zuccotti Park, është i ligjshëm.

Qindra protestues u kthyen në park të martën pasi natën ra, por ata nuk do të lejohet tani e tutje të ngrenë çadrat ose të përdorin gjeneratorët në shesh.

Policia arrestoi rreth 200 vetë në një aksion të rrufeshëm para agimit.

Kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut, Michael Bloomberg, tha se kjo masë ishte marrë për shkak të shëndetit publik dhe shqetësimet për sigurinë.

Vendimi i gjykatës erdhi gjatë orëve të para të mbrëmjes, kur qindra protestues u mblodhën rreth barrikadave, në Zuccotti Park.

Por në 17:30 me orën lokale, protestuesit u lejuan përsëri në park. Protestuesit filluan të diskutojnë planet e reja dhe humori mbeti pozitiv, sipas BBC-së.

Gjithesi policia edhe pse lejoi grumbullimin e tyre të përkohëshëm urdhërin e kishte të qartë: Asnjë nga protestuesit nuk do lejohej të flinte në park gjatë natës.   

Top Channel