Pasaportat, ndryshon procedura e aplikimit

16/11/2011 00:00

Me urdhër të ministrit të Brendeshem ka ndryshuar prej dates 11 nëntor procedura e aplikimit për pashaportat biometrike.

Sipas udhezimit te ri procedura e aplikimit nuk nis me ne zyrat e kompanisë Aleat, prane gjendjeve civile por ne komisariatet e policise.

Sipas udhezimit “shtetasit shqiptarë, që aplikojnë për pasaportë biometrike për çdo herë, duhet të pajisen me formular identifikimi me fotografi nga komisariati i policisë ku kanë vendbanimin, i cili plotësohet në dy kopje. Formulari i identifikimit miratohet me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Kopje e formularit të plotësuar dhe të verifikuar nga policia i paraqitet punonjësit të gjendjes civile pranë zyrës së aplikimit.”

Procedura e meparshme zbatohej duke bere aplikimin direct ne zyrat e aleat e cila Brenda nje periudhe kohe e kushtezuar edhe nga pagesa bente prodhimin dhe dorezimin e kartave te identitetit dhe pashaportave biometrike.
Procedura e re duket se do te zgjase edhe me tej afatet per shkak se qytetaret duhet te paraqiten ne disa zyra, njehere prane komisiariateve e me pas prane zyrave te gjendjeve civile.
 

Top Channel