Rama në “Top Story”: Të vërtetat e Kurbanit

17/11/2011 00:00

Një prej librave më të shitur të panairit, “Kurban” i Edi Ramës, i dha nxitjen “Top Story”-t të ditës së enjte.

I shkruar nga lideri i Partisë Socialiste, libri u vendos në studion e Sokol Ballës në shumë prizma. U debatua mbi të vërtetat apo gënjeshtrat e mundshme që përmban, raportin e Ramës me figura të tjera të rëndësishme të politikës, 11 vitet e tij në krye të Bashkisë së Tiranës dhe mbi të gjitha për vizionin, atë që ka në mendje lideri i opozitës për të ardhmen e Shqipërisë.

I ardhur në studio nëpërmjet një lidhje direkte nga biblioteka e banesës së tij, Rama iu përgjigj shumë pyetjeve dhe dilemave që ka ngritur ky libër, të trajtuar në një studio ku ishin të pranishëm dy kritikë të politikave të Ramës, Henri Çili dhe Artan Hoxha, si dhe politologia Zamira Çavo e Ardian Klosi, miku dhe personi që e lexoi i pari librin, duke bërë recensionin e tij.

Rama mbi librin dhe banesën e tij
“Njerëzit nuk e besojnë që unë jetoj në një apartament me qera sepse nuk është interesante”, i përgjigjet Rama një pyetje direkte të Ballës në fillimin e emisionit. “Fantazia që unë jetoj në një kështjellë është më e bukur. Nuk doja të isha në studio, pasi flitet për librin që kam shkruar dhe i takon atyre që janë në studio të flasin për të. Në fakt, nuk dëshiroja fare të shfaqesha në media në këët moment, por nuk mund të refuzoja ftesën tuaj për të biseduar mbi këtë libër. Dua të them që ndryshëe nga sa ndodh me debatet apo fjalimet politike, në këtë rast kam një brishtësi që ata që ishin në promovim dhe ndoqën fjalën time, e vunë re. Është brishtësia e atij që pasi ka krijuar dhe ka ekspozuar krijesën e tij, ndihet i brishtë dhe i zbuluar përpara të tjerëve”.

Rama mbi vizionin e tij: Libër për të ardhmen, jo të shkuarën
“Nuk e di nëse ia kam arritur ose jo. Ky nuk është një libër për të shkuarën, por është një libër për të ardhmen, duke vëzhguar të shkuarën”, i përgjigjet Rama pyetjes së përse duhet blerë libri i tij. “E vërtetë që kam shkruar një varg gjërash që kam gjetur në kujtesë, por nuk kam shkruar kujtime. Kam kujtuar duke ecur. Nga ana tjetër, më vjen mirë që pavarësisht mosdakordësisë me atë që thuhet në libër për pjesë të caktuara të tij apo shumë pjesë të tij, pasi debati është gjë e mirë. Shumë mund ta blejnë për shkak të figurës sime, por shpresoj shumë që pasi të përfundojnë duke e lexuar, t’I vlejë dhe të gjejnë të këndshëm, edhe nëse mendojnë ndryshe, bashkëbisedimin me mua”.

“Kurbani” dhe raporti i tij me të vërtetën
I përballur me kritikat e Hoxhës për asimetrinë e librit, për qasjen e kundërt të vetes me tre figurat e tjera kryesore të politikës, Nano, Meta e Berisha, Rama përgjigjet: “Nuk është kështu, jam përpjekur në asnjë moment të shënjterizoj veten, duke demonizuar kundërshtarët e mi. Unë e nisa ta shkruaj librin pa menduar se do ta bëja libër, por fillimisht ishte vetëm një komunikim me vetveten. i kam qëndruar, së paku me veten time, premtimit për të mos thënë asnjë gënjeshtër nga faqja e parë, deri tek e fundit. Megjithatë, është e qartë gjithashtu që nuk ka vetëm një të vërtetë. E kam thënë që në hyrje, që ky libër nuk është historia e Tiranës, por fjala e një dëshmitari të ndryshimit të saj. Shumë personazhe janë future sepse është gjithmonë më interesante të mësosh se çfarë është thënë mes protagonistëve, se sa gjëra abstrakte. Personazhi i vetëm i librit është Shqipëria”.


Faqet mbi Metën, Berishën dhe Nanon

Duke folur për raportin e tij me figurat e rëndësishme të politikës, Rama nënkuptoi se mban të hapur një derë bashkëpunimi në të ardhmen me Zotin Meta. “Ka një problem kur shkruan ashtu siç shkruaj unë, pasi jam i fiksuar pas gjuhës shqipe. i jap rëndësi çdo fjale apo presje. Megjithatë, mendoj  se nuk kam demonizuar asnjë. Rreth Zotit Meta, nuk mendoj se kam lënë një derë të hapur, por mendoj se për këdo në një moshë të caktuar, jo në moshën e pashpresë të Saliut, ka një shans të dytë. Kam folur për Nanon, të cilin e kam portretizuar me dritë dhe hije, jo vetëm në një formë të caktuar. Kur diskutohet për një libër dhe ti je autori është e dhimbshme kur për efekt komunikimi, vulgarizohet ajo që ke thënë. Nuk kam shkruar që Nano është i zhytur në vese. Kam shkruar, mendoj unë, me shumë më tepër nuaca e thellësi. Sa për Saliun, s’ka dyshime, është një njeri vulgar dhe një personazh tërësisht jashtë kohe”.

Hoxha: Libri ka asimetri ekstremiste

“Mënyra se si libri jep një të vërtetë të zotit Rama është asimetrike, jo vetëm në raport me personazhet, një asimetri ekstremiste s’ka se si të jetë e vërtetë. Rama të ishte më i lehtë me rrëfimet, me personazhet dhe libri do ishte më i besueshëm. Ofron një këndvështirim asimetrik dhe ekstremist”, tha analisti Hoxha.

Ndërsa për analistin tjetër të ftuar në studio, Henri Cilin, libri sjell një lloj përcmimi në kufijtë e një racizmi krahinor dhe social.

“Në raport me vlerësimet për të tjerët dalloj një lloj përcmimi, pothuajse një racizmi krahinor dhe social. Dallohet një përcmim që nuk i shkon Ramës për faktin se ka vendosur të jetë përfaqësues në politikë, madje të jetë shumicë. 11-vjecari i zotit Rama në krye të Tiranës, është shihet i izoluar, ku kemi zhvillim. Bashkia e Tiranës është progresive e pakorruptuar, Shqipëria është e korruptuar etj”, deklaron Cili.

Por për politologen Zamira Hoxha, asimetria në libër është normale dhe është thelbësorja. Ndërsa publicisti, Ardian Klosi tha se libri flet për historinë dhe gjëra të vërteta për shumë shqiptarë.

Rama: Në libër, nuk kam kursyer kritikat ndaj vetes

“Gjithcka mund të thuhet, por që unë të kem përshkruar një realitet pa problem, pa një sërë gjërash që nuk kanë shkuar ashtu sic duhet të shkonin, kjo më duket se është disinformim për ata që nuk kanë lexuar librin. Nuk jam përpjekur të kursej veten time, për aq sa kam arritur të reflektoj lidhur me cka nuk është bërë sic duhet. Jam mundur të cmontoj me fakte me shifra, me dëshmi një mitologji të ngritur mbi atë të ashtuquajturën mafie të lejeve të ndërtimit. Janë bërë një sërë gabimesh, u kam vënë atë emër që unë mendoj se kanë. Më duket se në këtë aspekt ka një ngushtim të madh të këndvështrimit. Nuk dua të them se Cili po e bën këtë me qëllim, por qëllimet që ka shpallur për shkak të pozicionit që e dinë të gjithë, e pengojnë atë të jetë në pozicionin e lexuesit fin. Jam përpjekur të flas për një Shqipëri që ka humbur shumë kohë. Libri ka asimetrinë midis dy vizionesh shumë të ndryshme, bota që thotë se realitetet e lindura nga ndëritmet pa leje janë mrekulli të historisë së njerëzimit, që është bota e Berishës dhe bota e zhvillimit normal, brenda ligjeve”, tha Rama.

Vizioni për Shqipërinë

Normal
0

false
false
false

EN-US
X-NONE
X-NONE

MicrosoftInternetExplorer4

/* Style Definitions */
table.MsoNormalTable
{mso-style-name:”Table Normal”;
mso-tstyle-rowband-size:0;
mso-tstyle-colband-size:0;
mso-style-noshow:yes;
mso-style-priority:99;
mso-style-qformat:yes;
mso-style-parent:””;
mso-padding-alt:0in 5.4pt 0in 5.4pt;
mso-para-margin-top:0in;
mso-para-margin-right:0in;
mso-para-margin-bottom:10.0pt;
mso-para-margin-left:0in;
line-height:115%;
mso-pagination:widow-orphan;
font-size:11.0pt;
font-family:”Calibri”,”sans-serif”;
mso-ascii-font-family:Calibri;
mso-ascii-theme-font:minor-latin;
mso-fareast-font-family:”Times New Roman”;
mso-fareast-theme-font:minor-fareast;
mso-hansi-font-family:Calibri;
mso-hansi-theme-font:minor-latin;
mso-bidi-font-family:”Times New Roman”;
mso-bidi-theme-font:minor-bidi;}

Në fund, analistët dhe vetë autori Rama, dhanë një perceptim
sipas tyre, nëse libri është një vizion i kreu të PS-së për Shqipërinë e së
ardhmes apo jo.

Zamira Çavo: Shpresoj të ketë vizion politik, vizioni i tij si administrator, manaxhues për të ndërtuar Tiranën, Shqipërinë sipas një modeli të caktuar, kam bindjen time që është i duhuri. Por shpresoj që Rama vetë të ketë vizion politikani, ka ardhur kohë që Rama të jetë politikan, të ketë vizionin politik, pastaj vizionin për ribërjen e Shqipërisë. Politika nuk ngrihet mbi perceptime personale, politika kërkon parime.

Henri Çili– Libri ka një qëllim që bëjë një diferencë kulturore për të shndërruar në një diferencë politike. Është përpjekur të bëjë një diferencë kultuore për të mposhtur të gjithë kundërshtarët. Fatkeqësisht, nuk arrin ta kthejë në dicka politike. Vështirësia e të kthyerit të dickaje kulturore në dicka politike është kufizimi ku ka mbetur. Shpresoj që situata e re ku ndodhet, për kursin e ri, programi i ri që ka, mund të shndërrojnë Ramën realisht në një fenomen politik. Pa zgjidhur këto do të mbetemi tek publicistika.

Ardian Klosi– Libri është tablo, nuk është vizion, është tabloja e një Shqipërie që për fat të keq e shikojmë sic e gjejmë në faqet e librit. Libri është shkruar me dhimbje, nuk është bërë për demagogji. Rama ka botuar një manifest, nëse fiton opozita në zgjedhjet e ardhshme ne do të krahasojmë punën e tij me këtë manifest. Problemi më i madh që ka Shqipëria nuk është se ka plagë, por se thuhet që nuk ka plagë. Demagogjia është një problem shumë i madh dhe nëse Rama do hyjë në këtë rrugë, atëherë bëhet i pabesueshëm që unë them se ka fituar mjaft me këtë libër.

Artan Hoxha– Për vizion më shumë gjen tek programi i Kongresit se sa tek libri. Autori shpreh një shqetësim për ndasinë dhe paradoksalisht kontribuon për këtë ndasi, me këto kontraste ku në anën tjetër nuk paska asnjë figurë për t’u vlerësuar.

Edi Rama– Ajo që më gëzon, është se libri nuk ka mërzitur askënd nga ata që e kanë lexuar. Është një libër që provokon debat dhe nxit debat. Këtu nuk bëhet fjalë për një ndasi të ushqyer në atë kuptim që në të vërtetë ka ndasia që na mban peng ne. Këtu bëhët fjalë për një ndarje të plotë midis dy mënyrash për ta parë Shqipërinë. Ne nuk biem dakort që kjo Shqipëri nuk është atdheu që meritojnë fëmijët tanë. Aty flitet qartë për një qasje që është e artikuluar në formën tjetër, tek programi ynë, flitet qartë për mënyrën se si mund të dilët nga ky qorrsokak. Nuk është një libër i shkruar për të renditur kujtime, por një libër që nisi si rrëfim i vetvetes që pata dëshirë ta ndaja me të tjerët me riskun që mbart. Në këtë libër gjenden të gjitha arsyet e mira pse ne jemi gati për t’i dhënë Shqipërisë ndryshimin që meriton. Nëse të jesh politikan do të thotë të bësh pazare të pista, do të thotë të pranosh që qëllimi justifikon cdo mjet atëherë unë jo vetëm që nuk jam, por nuk dua kurrë të jem politikan. Në reflektime kam pranuar gabimet dhe të metat, por nuk kam arritur në konkluzionin që këto janë pasojë e mosqënies time politikan.

Top Channel