Londër, të hënën takim me opozitën siriane

19/11/2011 00:00

Ministri i Jashtëm britanik pritet të takohet me drejtues të opozitës
siriane në Londër ditën e hënë. Takimi me drejtues të Këshillit Kombëtar
Sirian dhe Komitetit Kombëtar të Koordinimit për Ndryshime Demokratike
zhvillohet pas disa muajsh kontaktesh diplomatike në prapaskenë.

Drejtuesit e rebeleve do te takohen edhe me keshilltare te kryeministrit Cameron. Britania eshte duke i bere presion regjimit te presidentit Assad pas dhunes se muajeve te fundit ku kane vdekur me mijera vete dhe ku po rritet frika se Siria eshte duke shkuar me shpejtesi drejt luftes civile.

Ministria e Jashtme britanike njoftoi se ish-amabasadori britanik ne Bejrut, Fransic Guy eshte caktuar si i derguari i posacem, i cili do te bashkepunoje me udheheqesit e opozites siriane ne mergim. Nje zedhenese e Ministrisë në Londer tha se “ne kemi qene ne kontakte te rregullta me nje numer figurash te opozites siriane qe prej disa muajsh. Dhe aktualisht po i intensifikojme keto kontaktet”.

Presioni nderkombetar ndaj Sirise eshte duke u rritur nga dita ne dite pas represionit brutal te protestave. Kontaktet me drejtues te opozites ne Siri vijne si rezultat i mosgatishmerise se presidentit Assad per te degjuar shqetesimet nderkombetare per dhunen ndaj protestuesve cka te sjellë ne kujtese se nje gje e tille ndodhi edhe ne Libi, per shkak te intrasigjences se ish-kolonel Gadafit.

Top Channel