Poloni, Tusk fiton votëbesimin

19/11/2011 17:40

Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk ka fituar votëbesimin e qeverisë së tij të re pasi paraqiti një program reformash të rrepta.

Koalicioni i qendrës së djathtë i zotit Tusk, i përbërë Platforma Civile dhe partia agrare, mori 234 vota pro në dhomën e ulët të Parlamentit me 460 vende.

Muajin e kaluar zoti Tusk u bë lideri i parë polak që u rizgjodh që nga përfundimi i regjimit komunist. Ai kërkon të rrisë moshën e pensionit dhe të eleminojë taksat dhe përfitimet që vijnë nga pensioni.

Polonia ka qenë i vetmi vend anëtar i Bashkimit Evropian që shmangu recesionin dhe këtë vit ekonomia e saj është parashikuar të rritet me 4 për qind, kuota më e lartë mes 7 ekonomive kryesore të Unionit.

Por ambicjet e zotit Tusk, dikur president i Polonisë, nuk mbarojnë me kaq. Ai dëshiron të mbrojë vendin e tij nga kriza në zgjerim e eurozonës.

Ai tha se masat përfshijnë rritjen e moshës së pensionit në 67 vjec dhe përjashtimin e përfitimeve për pensionistët me profesionin e fermerit, minatorit, policit, zjarrfikësit dhe priftit, duke kursyer rreth 2.25 miliardë euro në vit.

Ai shpreson gjithashtu të reduktojë deficitin buxhetor në 1 për qind nga fundi i legjislaturës aktuale të vendit, mandati i të cilës përfundon në vitin 2015.

Top Channel