Spanjë, fitojnë të djathtët

21/11/2011 00:00

Pas gati 8 vjetësh qeverisje, socialistët spanjolle detyrohen t’i lëshojnë pushtetin konservatoreve të opozitës.

Partia Popullore e Qendrës së djashtë e drejtuar nga Mariano Rajoy arriti nje fitore te thelle ne zgjedhjet parlamentare, te dominuara nga kriza e borxhit. Partia Socialiste, e cila e ka qeverisur Spanjen qe prej 2004-tes, pranoi humbjen.

Ne fjalimin e tij te fitores, Rajoy e beri te qarte se eshte i ndergjegjshem per barren qe po merr mbi supe. Per kete arsye u tha simpatizanteve te mbledhur per te kremtuar triumfin, se nuk do te kete nje rikthim si me magji te shendetit financiar te Spanjes, dhe se vendi duhet te bashkohet qe te fitoje respektin e Europes.

“Perballemi me momente vendimtare per Spanjen. Jemi ne mes te njerit prej atyre udhekryqeve qe do te percaktojne te ardhmen e vendit tone te madh, jo vetem ne vitet qe do vijne, por edhe ne dekadat pasuese. Dhe pikerisht, ne kohe te tilla ne mund te masim gjakftohtesine e popullit tone”, tha Mariano Rajoy, kryeminister i ri i Spanjes.

Partia Popullore mori rreth 44% te votave ne zgjedhjet e se dieles, qe perkthehet ne 186 nga 350 vendet e dhomes se ulet te parlamentit. Socialistet arriten te sigurojne 29% te votave. Jose Luis Rodriguez Zapatero vendosi të mos kërkonte nje mandat te trete ne krye te ekzekutivit ne nje kohe kur niveli i miratimit të publikut për punën e tij ishte teper i vogel.

Spanja gjendet në prag të recesionit të dytë brenda dy vitesh. Papunësia mberrin shifrat rekord te 15 viteve te fundit duke u llogaritur ne me shume se 21 %.

Top Channel