Moskë, kontenstime ndaj kryeministrit Putin

21/11/2011 15:45

Kryeministri i Rusisë, Vladimir Putin, u kontenstua dhe vërshëllye, ndërsa ishte i pranishëm në Moskë në një garë të arteve marciale, ditën e hënë.

Putin u ngjit në ring përpara duelit më interesant të ditës, midis konkurrentit rus, Emlianenko dhe kundërshtarit të tij amerikan, Monson. Përpara se të niste të fliste, të pranishmët nisën të vërshëllenin dhe të kërkonin largimin e tij, në një skenë veçanërisht të sikletshme, duke patur parasysh që ajo transmetohej drejtëpërsëdrejti nga televizioni shtetëror.

Putin bëri të paditurin dhe pretendoi pas ndeshjes se ofendimet e publikut i drejtoheshin sfidantit amerikan.

Megjithatë, ekspertë rusë e kanë interpretuar ngjarjen si një tregues i qartë i popullaritetit në rënie të Putinit, njeriu që ka konfirmuar pjesëmarrjen e tij në zgjedhjet presidenciale të vitit të ardhshëm.

Një ndër aktivistët më të mëdhenj për të drejtat e njeriut, Alexei Nevalny, shkroi në faqen e tij në “Tëitter” se kishte mbërritur “fundi i një epoke”. Në ritransmetimin e evenimentit, televizioni rus preu sekuencat e vëshëllimeve, por video po korr një sukses të jashtëzakonshëm në youtube, ku brenda pak orëve, ishte parë nga 500 mijë persona.

Sondazhet tregojnë një mbështetje ende të lartë për Putin, i cili preferohet nga 61% e rusëve, por vlen të kujtohet se deri një vit më parë, aprovimi për të ishte 77%.

Top Channel