Shqipëria e zhveshur

21/11/2011 20:30

Territoret e shkretuara, pyjet ku mbizotërojnë vetëm kërcunjtë e atyre që dikur quheshin pemë, shkatërrimi i zonave të tëra të zonave të gjelbërta, u vendosën në qendër të vëmendjes së reportazhit të përjavshëm, “Shqipëria Tjetër”.

Kamerat e “Top Channel”, nisën rrugëtimin e tyre në një rrugë që niset nga Gjirokastra, për t’u ndalur diku në zonën e Fushë Bardhës.

Male të rrjepur vend pas vendi servirin këtu brutalisht të vërtetën e natyrës së përçundnuar keqazi e pa asnjë mëshirë.

Minutat, ende pa zënë njëra-tjetrën shfaqin diku në sfond hordhitë e para të shkelësve të ligjit. Si një karvan vdekje që shkreton gjithçka gjen përreth, ata zbresin ngadalë e dredhshëm nga thellësia e majave.

Me kafshë të ngarkuara lodhshëm, që lënë pas hektarë të tërë të zhveshur nga pyjet e lisit, shkozës e panjës.

I njejti ritual perseritet e perseritet me varganet qe hyjne e dalin nga fshati i vogel ku dikur njerezit mbjetonin permes minierave te fosforiteve e qe sot ja kane lene vendin tregetise se drurit.

Ne mungese te te ardhurave, fshati i gjithe sheh si burim mbijetese vetem pyjet dikur te dendur te kesaj zone. Ne krahun tjeter te zene ne befasi nga kamera jone ne cepat e fshehur, nje pjese e shkelesve largohen menjehere duke lene pas kafshe e drure, ne nje masaker qe ketu tregon fytyren e saj me brutale.

Lejmë pas pyjet e Fushë Bardhës, që mes djegjeve te njepasnjeshme, perdorimit per qymyr druri e prerjes se paligjshme kane pesuar deme te jashtezakonshme, që dite pas dite po i marrin frymen natyres se kesaj zone. Nga Gjirokastra kalojmë në Permet, në Bredhin e Hotoves.

Nga nje pyll i thjeshte ne Fushe Bardhe, tek nje park kombetar. Ajo çka ndryshon është vetëm harta, por jo rezultati. Edhe ketu askush nuk pengon hordhite e abuzuesve qe ikin e vijne mes pemeve te prera e shkretimit qe lihet pas si nje mortaje  shfarosese dhe e pasherueshme.

Sharrat qe thyejne qetesine ne 1200 hekataret e ketij parku kombetar udhetojne me pas jo vetem me kafshe, por edhe automjete te ndryshme. Per roje pyjore s’behet fjale. Shkelesit jane zoterit e vetem te parkut te Hotoves.

Nga ajo qe konsiderohet te pakten ne leter mushkëria e jugut te Shqiperise, udhetojme drejt nje tjeter zone te mbrojtur, asaj te Shelegurit ne Leskovik.

Vetem pak minuta per te kuptuar se ketu zhveshja e maleve nga pyjet ka marre edhe  mandatën e fundit. Sharra qe s’rreshtin e makina te tonazhit te rende qe ngarkohen deng me drure, ne mes te dites, ne mes te rruges, duke sfiduar gjithçka.

Me tej, brenda pyllit jo larg rruges nacionale, nje shesh eshte kthyer ne piken e grumbullimit te drureve qe presin transporuesin e rradhes.

Ne kete zone, sic na thote dikush, makinat ngarkohen cdo dite per tu drejtuar me pas ne qytetin e Leskovikut apo me tej edhe ne Permet.  

Sic mund te dallohet ketu flitet per peme me moshe dhjetra vjecare, qe i shkeputen kesaj zones te mbrojtur sikur te ishin hic e asgje.

Asgje nuk ndryshon me tej, ne Erseken e permbytur nga prerjet abusive, ku jane te perfshire edhe shume prej te zgjedhurve vendore.

Me pas, ne Vithkuqin aq shume te dashur nga artistet korçare, ne Arrezen fqinje te Dardhes, per te zbritur me tej poshte ne parkun kombetar te Drenoves, ku zemra e pyllit eshte kthyer ne nje sharre gjigande.

Ne parkun kombetar te Prespes, e keshtu me rradhe ne nje shterpëzim qe ka zene Shqiperine ne cdo cep te saj. E veshtire te gjesh sot qofte edhe nje zone te vendit ku pyjet nuk jane demtuar.

Nga Lura, qe sot eshte ndoshta krimi me i madh e i pafalshem mjedisor, tek pyjet e Pukes ku prerjet kane arritur deri ne kuroren e qytetit, ne Fushe Arrez, Kukes, Shkoder, Bulqize, Kruje e deri ne zonen pas malit te Dajtit, kudo Shqiperia eshte zhveshur, duke marre pamjen e turpshme te nje vendi te ç’virgjeruar nga lukunite e pafundme, qe ne shumicen e rasteve qendrojne ne te njejten llogore me ata qe duhet ti mbrojne keto zona.

E duket se askush nuk po pyet se ku po shkon ky vend? Shqiperia eshte ne alarm mjedisor dhe shpetimi i vetem do te ishte nje moratorium qe do te frenonte prerjen e pyjeve ne nivel te pakten afatmesem, mbi 5-vjecar.

Ne te kundert, barbaria do te vazhdoje deri sa jo shume kohe me pas, ky vend nuk do te kete me asgje per te ofruar ne natyren e tij, perveç shkurreve nga ku do te vezullojne premtimet boshe qe po e shnderrojne Shqiperine ne nje shkretetire pa te ardhme, në një shtretëtirë që do ta bjerrë gjithçka, edhe vete jeten e njerezve te saj.

Top Channel