Vjedhja e identitetit

22/11/2011 00:00

Më 15 nëntor, Zyra e Shtypit e Ministrisë së Brendshme njoftoi publikun
për procedurat e reja të pajisjes me pasaportë biometrike.

Sipas njoftimit zyrtar me propozim te Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Ministria e Brendshme ka nxjerre ne 11 nentor nje udhezim te ri, sipas te cilit rikthehet roli i polcise ne procesin e prodhimit te pasaportave.

“Sipas kesaj procedure,- thote njoftimi zyrtar,-shtetasit shqiptare qe aplikojne per pasaportë biometrike duhet të pajisen me pare me nje formular identifikimi me fotografi nga komisariati i policisë, ku kanë vendbanimin, i cili plotësohet në dy kopje”.

Formulari i identifikimit miratohet me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Kopje e formularit të plotësuar dhe të verifikuar nga policia i paraqitet punonjësit të gjendjes civile pranë zyrës së aplikimit. Por per cfare arsyesh u rikthye roli i policit te zones se shtetasit qe aplikon per pasaporte? E verteta lidhet me dhjetra te personave qe vidhnin idenditetin e nje qytetari tjeter dhe aplikonin per paspaporte ne emer te tij. Kjo tendence eshte verejtur se fundmi nga shtetas kosovare, qe kane aplikuar ne emer te shtetasve shqiptare, per te fituar levizjen e lire ne vendet e Bashkimit Europian.

Por shqetesimi akoma me i madh ka ardhur nga ata shtetas shqiptare, te cilet e kane te ndaluar te futen ne vendet e Bashkimit Europian dhe pas liberalizimit te vizave ne menyre qe t’u mundesohej dalja jashte vendit ata kane paraqitur pasaporten biometrike me identitetin fals, qe ne fakt i perkiste nje shtetasi tjeter.

Burimet e sigurta te Top Channel thone se madje policite e huaja kane vene ne dijeni vendin tone ne dy raste, kur keta shtetas jane arrestuar dhe qe kane rezuluar me pasaporte biometrike me te dhenat e qytetareve te tjere. Policia ka nisur hetime per falsifikim pasaporte ne dhjetra raste, duke qene se ne kodin penal shqiptar nuk parashikohet si veper vjedhja e identitetit.

Top Channel