Egjipt, arrestohen tre studentë amerikanë

22/11/2011 20:20

Tre studentë amerikanë u arrestuan në Kajro ditën e martë, të akuzuar se hodhën bomba molotov ndaj institucioneve, lajmëruan burimet zyrtare.

Akuzat e ngritura ndaj tyre u vërtetuan nga një sekuencë filmike, në të cilën ata shfaqeshin si udhëheqës të një turme të tërbuar protestuesish, duke mbajtur shishet me lëndët ndezëse brenda.

Universiteti Amerikan në Kajro identifikoi të arrestuarit si student të tij. Ata ndodheshin në kryeqytetin egjiptian, si pjesë e një program të shkëmbimit të studentëve. “Të tre djemtë ishin duke hedhur bomba molotov mbi institucionet dhe nuk kishin me vete pasaporta kur u arrestuan”, deklaruan burimet policore.

29 persona kanë humbur jetën në protestat e katër ditëve të fundit, konfirmoi Ministria e Shëndetësisë, ndërsa 1 785 janë plagosur.

Top Channel