Egjipt, protestuesit: Të largohet Këshilli Ushtarak

23/11/2011 00:00

Protestuesit egjiptjane e refuzuan ofertën e ushtrisë për kalimin e përshpejtuar të pushtetit në duart e një autoriteti civil.

Pas kater dite perleshjesh te dhunshme, lideret ushtarake deklaruan se zgjedhjet presidenciale do te mbahen deri ne korrik te 2012-tes.

Per mijera egjiptjanet qe mbajne te pushtuar sheshin ‘Tahrir’, ky leshim nuk eshte i mjaftueshem. Ata vazhdojne te kembengulin ne largimin e menjehershem te Keshillit Ushtarak. Perplasjet mes policise dhe protestuesve ne Kajro rinisen qe ne oret e para te dites së mërkurë. Televizionet vendase treguan pamje te autoambulancave qe mberrinin ne sheshin Tahrir per te marre te lenduarit. Bilanci i vdekjeve nga fillimi i trazirave te shtunen, tashme ka mberritur ne 30.

Zhvillimet e diteve te fundit ne Egjipt treguan se revolucioni prodemokracise i nisur ne 25 janar, ne fakt, nuk kishte perfunduar. Qe kur mori ne dore menaxhimin e procesit te tranzicionit, Keshilli Suprem i Forcave te Armatosura, i caktuar nga ish-presidenti Hosni Mubarak, ka ndjekur nje strategji treplaneshe per te penguar kerkesen e kalimit te pushtetit nje Autoriteti Civil.

Keshilli ne menyre te vazhdueshme ka shkelur vullnetin revolucionar te demonstruesve duke arrestuar e duke nxjerre ne gjyq deri tani 12.000 civile, duke torturuar nje pjese te tyre e duke poshteruar grate pjesemarrese ne protesta permes detyrimit per t`iu nenshtruar kontrolleve te virgjerise, duke i lene egjiptjanet te zhgenjyer nga perfundimi i sacrificave te tyre dhe gjakut te derdhur.

“Ashtu si Mubaraku, Keshilli, – thone analistet,- ka adoptuar te njejten politike: o une, o anarkia. Dhe me afrimin e zgjedhjeve parlamentare ne 28 nentor, deshi te siguronte sa me mire pozicionin e tij, duke hartuar nje draft parimesh kushtetuese qe e vendosin mbi institucionet shteterore, perfshire dhe parlamentin”.  

Top Channel