Egjipt, ushtarakët caktojnë kryeministrin

24/11/2011 00:00

Këshilli Suprem Ushtarak caktoi ish-kryeministrin Kamal Ganzuri për të formuar qeverinë e re të Egjiptit.

Ekzekutivi i mëparshme tha dorëheqjen në fillim të kësaj jave, pas protestave të dhunshme në Kajro dhe qytete të tjerë.  

Më herët, të enjten, Këshillit Ushtarak kërkoi apologji për vdekjen e 38 protestuesve pas përleshjeve me policinë.

Përgjegjesit do të japin llogari për viktimat, familjeve të të cilëve do t’u jepet kompensim, ndërsa protestuesit e arrestuar prej së shtunës do të lihen së shpejti të lirë.

Nga ana tjetër zyrtarët e lartë egjiptiane konfirmuan se zgjedhjet parlamentare do të zhvillohen të hënën, pas spekullimeve për shtyrjen e tyre.

Dhuna që nisi të shtunën në Egjipt ishte më e rënda prej largimit nga pushteti të Hosni Mubarak në shkurt.

Top Channel