Jemen, vriten 5 protestues

25/11/2011 00:06

Të paktën pesë protestues u qëlluan për vdekje nga mbështetësit e presidentit të Jemenit, në kryeqytetin Sanaa.

Ata po protestonin kundër marrëveshjes, të firmosur nga Presidenti Ali Abdullah Saleh në Riad, për transferimin e pushtetit, në këmbim të të cilit do të fitonte imunitet nga ndjekja penale.

Ali Abdullah Saleh dënoi dhunën dhe urdhëroi një hetim për vrasjet.

Korrespondenti i AFP-së tregoi se protestuesit ishin qëlluar nga civilë të armatosur, të cilët njihen si “banditët e salehut”, ndërsa po përparonin drejt qëndrës së Sanaa-s.

Top Channel