Presioni për të marrë pjesë në barrikada dhe frika e humbjes së punës ka
qenë një ndër arsyet kryesore që i kanë cuar serbët e veriut të Kosovës
në barrikada.

Një e pesta e serbëve të anketuar gjatë muajit shtator kur veriu ishte i barrikaduar i janë përgjigjur kështu, pyetjes se përse kanë mbështetur bllokimin e rrugëve.Anketimi është kryer nga Zyra Civile Ndërkombëtare në Kosovë. Nga të anketuarit serbët e Kosoves ishin 700, te përzgjedhur në mënyrë rastësore nga trokitja në cdo të tretën derë në veri të Mitrovicës gjatë gjysmës së parë të shtatorit, kohë e ngarkuar me tensione politike.
65% e të anketuarve serbë të Kosovës i miratuan bllokimet e rrugëve.

66% deklaruan se kanë qenë të pranishëm të paktën një herë në barrikada, duke cituar si arsyen kryesore “mbështetjen e komunitetit”, më pas “besimin te kauza” ndersa nje e pesta e tyre “presionin për të marrë pjesë” dhe “frikën se do të humbin punën nëse nuk shkonin”.

Ndërkohë që krahasuar me muajin prill kur 16% e serbeve të kosovës u përgjigjën se qeveria e Serbisë nuk kujdesej për ata, këtë herë shifra e serbëve që e besonin një gjë të tillë është shtuar në 44%. Ndërkohë që besimi se BE është një aktor neutral ishte i lartë ndër të anketuarit. 72% e tyre nuk e kanë lexuar planin e Ahtisarit ndërsa në lidhje me pagesën e taksave, vetëm 26% u përgjigjën me po, shumica prej të cilëve ia derdhin ato Serbisë.

74% e të anketuarve thanë se nuk i paguajnë taksat. Vetëm 25% i paguajnë taksat për Kosovën.Ndë rezultatet e anketës thuhet se ka një konsensus të madh mes shqiptareve dhe serbëve të Kosovës se, Kosova nuk duhet ndarë. Tri cështjet më të rëndësishme për Mitrovicën bazuar në këtë anketë dolën të jenë 1. Puna (50%), 2. Furnizim më i mirë me ujë (36%), se treti arrestimi i kriminelëve fatmir Xhelili, anëtar i Komisionit për Punë të Bredshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të FSK-së, nga radhët e PDK-së, ka folur për këtë anketë pas mbledhjes së jashtëzakonshme të këtij komisioni.

 “Një prej prioriteteve kryesore te qytetarët serbë që janë identifikuar nga anketimet që janë bërë është luftimi i krimit të organizuar, kurse prioritet kryesor e kanë punësimin. Merreni me mend, prioritet të dytë e kanë furnizimin me ujë të pijshëm, prioriteti i tretë është lufta kundër krimit të organizuar dhe arrestimi dhe dënimi i akterëve të cilët janë duke zhvilluar krim të organizuar, që në njëfarë mënyre në mënyrë direkte apo indirekte edhe bëjnë presione dhe shantazhe që qytetarët serbë të marrin pjesë në barrikada”, tha Fatmir Xhelili  deputet i PDK-së.

Bazuar në po të njëjtën anketë, serbët ndjehen më të përfaqësuar nga politikanët e Beogradit ndërsa shumica e të anketuarve e ndjejnë si të rëndësishmë mbajtjen e kontakteve me njerëzit që jetojnë në jug të qytetit të Mitrovicës.

Top Channel