Hetime në pista të ndryshme, shumë persona të përfshirë, por fare pak dritë mbi atë se kush janë shkaktarët e vërtetë për ngjarjet që po e terrorizojnë veriun e Kosovës.

Krye/Prokurori i cështjes Shyqri Syla ka hapur shumë raste në këtë drejtim, por duket se hetimet kanë ngecur e sidomos ato që ndërlidhen me vrasjen e policit Enver Zymberi më 25korrik, djegien e pikës kufitare me 26 korrik dhe ngjarjeve të tjera.

Atë cfarë prokurori e konsideron si një hap përpara është se të paktën  dihet vendndodhja e gjashtë të dyshuarëve serbë për vrasjen e policit.

“Kemi informacione se ata ndodhen në Serbi, përkatësisht në Vojvodinë, por për këtë nevojitet bashkëpunimi me Beogradin, dhe per këtë kemi pak besim”, tha prokurori në rastet e veriut, Shyqyri Syla.

Prokuroria ka dëshmi konkrete se të arratisurit,  kanë qenë pjesë e sulmit ndaj Konvojit ku është vrarë polici.

“Dëshmi materiale, sic janë veturat që më parë e kishin zënë rrugën dhe, deklaratat e policëve që ishin pjesë e operacionit, të cilët e kanë përshkruar dhe e kanë bërë identitifkikimin e të dyshimtëve, por ka polic dëshmitar që i ka njohur ata personalisht dhe ai është nga fshati Qabër”, shtoi Syla.

Ndonëse prokurori shprehet skeptik për dorëzimin e serbëve të dyshuar, Top Channel ka mësuar nga burimet në veri se gjashtë të dyshuarit për vrasjen e Eenver Zymerit, tashmë kanë angazhuar avokatët e tyre mbrojtës, cka do të thotë se ata po përgatiten të përballen me një proces gjyqësor.

Sa i përket hetimit për djegien e pikës në Jarinjë, prokuroria dyshon se janë të përfshirë kryetarët serbë të komunave.

Por sipas prokurorit, barrikadat janë shndërruar në mure mbrojtëse për ta, pasi as policia nuk ka mundur asnjëherë t’i kapërcejë ato.

“Hetimin e bën edhe më kompleks numri i madh i qytetarëve, mund të themi se ka ngecje për shkak të barrikadave, atje nuk mundi të shkojë as KFOR-i dhe më lejoni të them se kanë filluar hetimet edhe për këtë rast”, theksoi prokurori Syla.
 
Prokurori Syla nuk flet me emra për të dyshuarit, por ai thotë se ka shumë, pa dyshim në mesin e tyre është biznesmeni Zvonko Veselinovic, mjetet e të cilit shihen pranë cdo barrikade dhe veprimi tjetër të dhunës në veri

Top Channel