Memoriali për çamët

27/11/2011 00:00

Janë prezantuar në Tiranë 8 projektet për memorialin i cili do të ndërtohet në fshatin Kllogjer të Konispolit, në përkujtim të gjithë shqiptarëve të Camërisë që humbën jetën nga uria dhe temperaturat e larta pasi u dëbuan nga forcat greke të Napolon Zervës në vitin 1944.

Shtatë studio arkitekturore nga Shqipëria dhe një nga Kosova janë pjesëmarrëse në këtë konkurs me idetë e tyre se si duhet të jetë ky memorial.

Shpëtim Idrizi, kreu i Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, iniciuesi i ndërtimit të memorialit shprehet për rëndësinë e kësaj vepre.

“Ky është një moment lehtësimi për të gjithë shqiptarët dhe jo vetëm për ata të Camërisë sepse ata dhanë jetën vetëm sepse ishin shqiptarë. Nderimi i tyre është detyrim për të gjithë ne. Një pjesë do të financohet nga vetë komuniteti çam dhe një pjesë qeveria. Shpresoj që në 27 qershor ky memorial të jetë i përfunduar”, theksoi Idrizi.

Që prej rënies së komunizmit kjo varrezë në afërsi të Qafë Botës është kthyer në një vend peligrinazhi të përvitshëm për komunitetin çam.

Top Channel