Parashikimet e zymta të OECD-së

28/11/2011 00:00

Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik paralajmeron se
Eurozona dhe Mbreteria e Bashkuar rrezikojne të hyjnë në një recesion të
thellë, ndërsa uli nga ana tjetër parashikimet për rritjen globale.

Tkurrje e ekonomisë së zonës së Euros me 1% tremujorin e fundit të këtij viti dhe 0,4 % tremujorin e parë të 2012-ës.Ky eshte vleresimi i OECD-së dhe vjen bashke me projeksionet per rrudhje te ekonomise britanike vitin qe vjen, si dhe paralajmerimin se nje zhvillim negativ ne zonen e monedhes se perbashket, mund te shkaktoje nje kontraksion global.

As Amerika nuk eshte e imunizuar nga problemet. Ne fakt, deshtimi i komisionit te posacem te Kongresit per arritjen e nje marreveshjeje mbi uljen e deficitit federal mund te coje ne ngadalesimin e ekonomise amerikane. Mungesa e paktit do te coje sipas organizates, ne rritjen e taksave dhe ulje drastike te shpenzimeve qeveritare brenda 15 muajve te ardhshem.

Te zymta jane dhe vleresimet e Moody`s qe leshon alarmin per Europen. Nevojiten masa urgjente, ne te kundert rreziku i mosshlyerjes se borxhit do te kercenoje shume prej vendeve te Eurozones. “Sa me shume te vazhdoje kriza e likuiditetit, aq me shume rritet mundesia e falimentit”, thote agjensia e vleresimit te riskut.

Sipas ‘Moody`s’, pershkallezimi i shpejte i krizes se borxhit po ve ne rrezik rating-un e vendeve te zones se euros dhe Bashkimit Europian, qe mund te rishikohet ne mungese te masave afat-shkurtra per stabilizimin e kushteve ne tregjet e kreditit.  

Top Channel