Gjermani, celula neonaziste, vjen arrestimi i katërt

29/11/2011 16:05

Policia gjermane arrestoi ditën e martë një tjetër të dyshuar si antar i rrjetit të neonazistëve, që ekzekutoi dhjetë të huaj gjatë disa viteve, në një fushatë tërbimi kundër ekstrakomunitarëve.

I dyshuari, i identifikuar nga mediat gjermane si 36-vjeçari Ralf Wohlleben, u ndalua në qytetin lindor të Jenës.

Prokurorët pretendojnë se kanë prova direkte që e lidhin atë me të paktën gjashtë vrasje dhe një tentativë vrasjeje. Katër persona të tjerë janë arrestuar më parë si antarë të rrjetit “Nacional Socialist të Nëndheshëm”, i cili u përqendrua në zhdukjen e shtetasve me origjinë turke apo greke.

Masakra që tronditi Gjermaninë në fillim të nëntorit u zbulua pasi dy të rinj zbuluan ngjarjet, pasi u arrestuan për grabitjen e armatosur të një banke. Në ditët në vazhdim, dy pjestarë të tjerë të celulës kryen vetvrasje, ndërsa një e tretë u dorëzua tek forcat e rendit.

Kryeministrja Merkel dhe politikanë të tjerë të lartë në vend kanë dënuar me tonet më të ashpra ngjarjet, duke kritikuar gjithashtu forcat e policisë, për pamundësinë e zbulimit në kohë të klanit në fjalë.

Top Channel