04:56 "Pasdite ne TCH"
06:19 "Fiks Fare"
Programi i plote
PUBLICITET
Eurozonë, papunësia rritet në 10,3%
30/11/2011 20:00

Eurozonë, papunësia rritet në 10,3%
Papunësia në Eurozonë u rrit përsëri gjatë tetorit, duke arritur normën e 10,3% të personave të aftë për punë dhe që janë në kërkim të një punësimi, u mësua në raportin e publikuar gjatë ditës së mërkurë.

“Armata” e të papunëve është rritur me 126 mijë persona që prej shtatorit, duke shkuar në një total prej 16,3 milion europianësh. Vendet me ndryshimet më të mëdha të normës së papunësisë që prej shtatorit ishin Gjermania, ku kjo normë ra nga 5,7, në 5,5%. Në aspektin negativ, papunësia në Spanjë u rrit në 22,8% ose 0,3% më shumë se muaji paraardhës. Papunësia e të rinjve në vendin iberik është edhe më shqetësues, me 48,9% të sapodiplomuarve që nuk arrijnë
Kriza Financiare
të punësohen.

Në një vlerësim paralel nga “Eurostati”, tregohet se norma e inflacionit të euros mbetet e pandryshuar në 3% edhe gjatë nëntorit. Më parë gjatë muajit, Banka Qëndore Europiane reduktoi normën bazë të interesit në 1,25% nga 1,5%. Sipas parashikimit të bankave, inflacioni në Eurozonë do të reduktohet me 2% deri vitin e ardhshëm.
/ Top Channel
Kriza Financiare

Niveli i varfërisë së BB, jo real
Ekonomia, rrezik nga ngadalësimi
Eurozonë, inflacioni në mars 0.5%




Facebook




Lajmet kryesore

Eurozonë, papunësia rritet në 10,3% Majko: “Lufta ime” për Kosovën
Ish-kryeministri rrëfen edhe për përplasjet me disa kancelari europiane
Pranga gjyqtarit të Pogradecit
Imami: Jo trafik droge në qeverisjen e PD
Beteja për fondet e BE-së?
E rrallë, i riu kërkon burgun
Eksodi i Rexhep Qoses 15 vjet më parë
Më të lexuarat
Temat e ditës
Ukraina, Siria, Aksidente rrugore, Lindja e Mesme, Xhihadizmi, Arsimi, Vrasja ne burg
Top Channel 2001-2014
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.