BE, sanksione të reja ndaj Iranit

01/12/2011 00:00

Bashkimi Europian vendosi sanksione të reja ndaj 39 individeve dhe 141 kompanive iraniane, ku parashikohet ndalim-udhëtimi dhe ngrirja e aseteve, të cilat lidhen me programin bërthamor të Teheranit.

Në deklaratën e tyre shkruhej:

“Këshilli pranon të zgjerojë sanksionet ekzistuese duke shqyrtuar në përputhje të plotë me partnerët ndërkombëtarë, masa shtesë përfshirë ata që prekin ashpër sistemin financiar Iranian, në transport dhe energji”.

Sanksionet ndjekin publikimin e raportit të Agjensisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, e cila deklaroi se Irani është shumë pranë krijimit të bombës bërthamore. Teheran e kundërshton fuqimisht këtë.

Analistët thanë se ministrat e jashtëm të Bashkimit Europian nuk arritën të bien dakort për embargon e naftës kundër Iranit, sepse disa prej vende të bllokut varen prej saj. Ata nënvizuan se vendimet për masat e ardhshme do të merren jo më vonë se muaji Janar.

“Sa i takon cështjes bërthamore, kemi rënë dakord për sanksione të rëndësishme kundër 180 iranianëve dhe kompanive iraniane. Kemi vendosur të punojmë mbi propozimet e bëra nga presidentit francez, që janë më të ashpra, të paprecedente në sektorin financiar dhe atë të energjisë”, tha Ministri i Jashtëm i Francës, Alain Zhupe.

Megjithëse diplomatët europianë thanë se sanksionet nuk kanë lidhje me sulmin kundër Ambasadës Britanike në Teheran, ata dënuan ngjarjen, duke thënë se BE, si pergjigje, do të marrë masat e duhura.

Pavarësisht raportit të ANEA-s, Irani nuk u dërgua në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara sepse Rusia dhe Kina kundërshtojnë këtë. 

Javën e kaluar SHBA dhe Britania e Madhe vendosën sanksione ekonomike kundër Iranit. Analistët thonë se ndëshkimet, zor se do të ndikojnë në ambiciet bërthamore të Iranit.

Top Channel