Ina Rama: Tre akuza për 21 janarin

01/12/2011 00:00

Në ‘Konferencën e Miqve të Europës’ ishte e ftuar dhe Prokurorja e
Përgjithshme Ina Rama. E pyetur për fyerjet në adresë të saj nga
drejtuesit e qeverisë shqiptare, si dhe për problemet që has
institucioni i akuzës gjatë shqyrtimit të dosjeve të korrupsionit në
nivel të lartë, Rama shmangu komentet personale, por bëri një analizë të
ftohtë të punës së institucionit të akuzës në Shqipëri.

Nder ceshtjet me te rendesishme ne vend, ne panel ajo vecoi ceshtjen e korrupsionit lidhur me video-pergjimin Meta-Prifti, dosje e cila i ka kaluar gjykates, si dhe hetimin mbi ngjarjet e 21 janarit, ku prokuroria pritet te finalizoje 3 akuza, sic numeronte dhe ambasadori amerikan Arvizu.

“Eshte drejtimi per vrasjet, eshte drejtimi per organizatoret e demonstrimit te paligjshem, si dhe drejtimi i mundesise se manipulimit te provave apo te te dhenave te hetimit. Keto jane 3 kerkesat qe zoti ambasador ka bere prezent ne deklaratat e tij, te cilat ne po i ndjekim sigurisht. Une ju garantoj qe prokuroria po ben maksimumin e saj qe keto hetime te mbarojne ne kohen e duhur. Por, ju thashe qe jane disa te dhena, disa faza proceduriale, te cilat nuk varen teresisht nga ne. Sot nuk mund te them qe po hasim problematike ose pengesa ne drejtim te hetimit, edhe per faktin qe hetimi ka mbetur ne kete pike: ne presim pergjigje nga FBI, si dhe presim pergjigje nga Policia e Shtetit ne fakt, qe te identifikoje organizatoret e tubimit te paligjshem. Keshtu qe, klima mendoj se eshte me e qete tani dhe ne fakt eshte nje klime e nevojshme qe edhe prokuroria te kete rezultat. Eshte nje pune qe nuk mund te behet vetem nga prokuroria, duhet bere ne bashkepunim me te gjitha institucionet qe kane kompetenca ne ushtrimin e hetimit”, tha zonja Rama.

Po keshtu, prokuroria eshte ne pritje te nje pergjigje dhe nga autoritetet italiane, per hetimet qe kane nisur ndaj ish-ministrit te Ekonomise, Genc Ruli per ceshtjen e kromit.

“Di qe eshte kerkuar nga autoritetet italiane qe te merren te dhena qe lidhen me statusin e kompanise qe ka fituar te drejten e koncesionit per shfrytezimin e minieres se Bulqizes dhe besoj qe jemi ne pritje te atyre pergjigjeve. Jane konsideruar te rendesishme ato pergjigje nga prokuroret e ceshtjes, ne menyre qe te japin nje qendrim lidhur me pergjegjesite e kujtdo qe do te rezultoje qe do te kete pergjegjesi ne ceshtje”, tha Rama.

Hetimet vijojne dhe per dy vrasjet e renda te koheve te fundit, ai i gjyqtarit te Vlores Konomi dhe ish-punonjesit te SHISH-it Coba, por akuza nuk eshte qartesuar mbi individe te posacem potencialisht fajtor.

Pergatiti ARTA TOZAJ

Top Channel