Kryeministri kosovar deklaron se është në komunikim të vazhdueshëm me qytetarët e veriut të vendit megjithëse mungojnë vizitat e tij në Mitrovicë.

“Unë jam cdo ditë në mesin e qytetarëve në cdo cep të territorit të Republikës së Kosovës dhe do të vazhdoj të jem. Do të jem në mesin e tyre për të ndryshuar jetën e tyre për të mirë. Natyrisht fillimisht duhet të ketë rend, demokraci dhe zgjedhje të lira dhe lidership legjitim”, deklaroi kryeministri Thaci.

Gjatë kësaj konference për media kryeministri Thaci foli edhe për dialogun Kosovë-Serbi. Ai tha se pala kosovare nuk do të lëshoj pe në pikat e saj veçmas sa i përket çështjes se menaxhimit të integruar të kufijve. Ai më tej duke iu referuar kritikave të kryeparlamentarit Jakup Krasniqit, ka porositur deputetët që para se të votohen ligjet në Kuvendt të lexohen mirë prej tyre dhe pastaj të votohen.
 
“Unë e kam lexuar mirë ligjin për menaxhimin e kufijve, dhe do të kisha dashur edhe të tjerët t’i lexojnë para se t’i votojnë. Edhe pse i falënderoj të gjithë për votimin”, ka thënë kryeministri pas mbledhjes se qeverise”

Ndërkohë, sa iu përket zërave rreth ndryshimeve të mundshme të kabinetit qeveritar kryeministri Hashim Thaçi iu është kundërpërgjigjur duke lavdëruar punën e ministrave duke e ka quajtur kabinetin më të mirë dhe më cilësor në historinë politike të Kosovës.

Top Channel