Ndahet nga jeta Sabri Godo

03/12/2011 00:00

Është ndarë nga jeta ditën e shtunë në moshën 82-vjecare, shkrimtari dhe politikani i njohur Sabri Godo.

Qeveria vendosi që diten e diel, 4 dhjetor nga ora 12:30 deri ne oren 14:30 te mbahet zi kombetare në nderim të shkrimtarit dhe politikanit, Sabri Godo, që ndërroi jetë ditën e sotme.

Në të gjitha institucionet shtetërore dhe publike flamuri kombëtar do të ulet në gjysmë shtizë dhe sipas vendimit të Këshillit të Ministrave, në orën 14:30 do të mbahet një minutë heshtje në nderim të Sabri Godos.

Shpenzimet varrimit dhe ceremonialit të përcjelljes për në banesën e fundit të Sabri Godos, do të përballohen nga buxheti i shtetit.

Top Channel