02:55 Film "Guxim per te verteten" R
04:50 "Pasdite ne TCH" R
Programi i plote
PUBLICITET
Linjë direkte ajrore Selanik-Tiranë
03/12/2011

Një emër i ri, ai i aeroportit të kryeqytetit shqiptar 'Nëne Tereza' përfshihet tashme,në listën e destinacioneve të reja nga aeroporti “Makedonia” i Selanikut për kompanine ajrore greke 'Olympic Air'.

Ne ceremonine e inagurimit te linjes se re zevendesdrejtori i Pergjithshem i saj ka theksuar se me dy fluturime ne jave, te henen dhe te premten, lehtesohet levizja e shtetasve shqiptare prej Tiranes drejt qytetit verior te Greqise dhe anasjelltas.

"Eshte gezim i madh sot qe inaugurojme kete linje midis Greqise dhe Shqiperise,nepermjet Selanikut dhe Tiranes dhe sepse na jepet mundesia duke pasur parasysh kerkesen e madhe qe ka tregu shqiptar nga Selaniku t'u japim mundesine nje numri te madh shtetasve shqiptare dhe greke te vizitojne Tiranen apo Selanikun", tha Jorgos Eustratiadis, zëvendësdrejtor i Pergjithshem 'Olympic Air'.

"Nuk duhet te harrojme qe miqte tane me te mire jane ballkanasit dhe midis miqve tane me te mire, jane shqiptaret te cilet edhe kane punuar ketu ,ndersa ka edhe shume greke qe kane shkuar ne Shqiperi dhe do te shkojne tani edhe me shume, per arsye te krizes per te investuar", thotë Dionisis Psomiadhis, kryetar i qarkut te Greqise se Veriut.

Drejtues te kompanise kane deklaruar per Top Channel se kane marre kete iniciative duke pare levizjen e mijera shtetasve shqiptare qe punojne e jetojne ne Greqine e Veriut drejt Tiranes apo zonave rreth saj, si dhe rritjen e marredhenieve tregtare dhe turistike.Ne pershpejtimin e gjithe procedurave ka ndermjetesuar edhe konsulli i pergjithshem i Shqiperise ne Selanik.

"Fillimin e fluturimeve e konsideroj një ngjarje mjaft të madhe, pasi i jep një mundësi më të madhe për të realizuar aktivitete në fushën e biznesit, kulturës", tha konsulli Riza Poda.

Udhetimet kryhen me nje avion te ri te tipit Bombardier Q400 ,78 vendesh ,ndersa me vone do te mund te behen edhe te perditshme, ndersa kompania premton per cmime akoma me konkuruese ne ta ardhmen, me oferta te shpeshta.

Pas nje periudhe shkeputjeje per me shume se dhjete vjet, Selaniku dhe Tirana tashme ndodhen larg vetem 65 minuta nepermjet ures se re ajrore, qe ka vendosur kompania private greke 'Olympic Air'. Linja vleresohet se do t'u lehtesoje levizjen mbi 200000 shtetasve shqiptare qe jetojne dhe punojne ne Selanik dhe zonat perreth, por edhe te gjithe kryeqytetasve qe u duheshin me shume se 6 ore udhetim me makine per te vizituar qytetin verior te Greqise.
/ Top Channel



Facebook




Lajmet kryesore

Linjë direkte ajrore Selanik-Tiranë Padia ndaj gjykatësit Gjin Gjoni
Prokuroria, verifikime për falsifikimet dhe mashtrimet me pasurinë. Gjoni reagon: Akuzat të montuara politikisht
Miratohet ngritja e Komisionit për akuzat ndaj FA
Ansar: Gati të dëshmoj për Argita Berishën
Biznesi i specializimeve në Mjekësi
Rama takon Papa Françeskun
SHBA, mbështetje të fortë TAP-it
Më të lexuarat
Temat e ditës
Ukraina, Lindja e Mesme, Siria, Ballkani i ri, Kriza greke, Vrasje
Top Channel 2001-2014
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.