Irani rrëzon avionin amerikan

04/12/2011 17:15

Në kulmin e tensionimit me komunitetin ndërkombëtar, forcat ushtarake iraniane, njoftuan rrëzimin e një avioni amerikan pa pilot në jug të vendit.

Sic thuhet në një lajm të publikuar nga televizioni shtetëror Iranian, avioni pa pilot, quajtur ndryshe drone, e markës RQ-170 prej kohësh patrullonte në hapësirën ajrore iraniane në jug të vendit. Ushtria, thuhet në njoftim ka mundur ta dëmtojë në shkallë të madhe avionin, që ka rënë më pas në tokë.

Avioni thuhet më tej, është vënë tashmë në dorëzim të forcave iraniane.

Për momentin nuk ka asnjë deklaratë nga Pentagoni në lidhje me pretendimet e Iranit.

Top Channel