09:21 "Finale - The Voice Kids"
12:00 Lajme e Moti
Programi i plote
PUBLICITET
Harta e pasurive nëntokësore
05/12/2011

Ministria e Energjetikës publikoi një studim të plotë mbi rezervat nëntokësore të Shqipërisë, që sipas përfundimeve të ekspertëve rezultojnë të jetë të shumëllojshme.

"Deri më sot janë zbuluar 437 milionë tonë naftë, rreth 13 miliardë metër kub gaz, 800 milionë tonë qymyr, rreth 57 milionë tone kromid, 69 milionë tonë bakë, rreth 300 milionë tonë hekur-nikel dhe 230 milionë tonë nikel-sikilat", tha ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës, Nasip Naco.

Pasuritë nëntokësore kanë qenë zëri kryesor eksporteve shqiptare, që nga koha e komunizmit.

"Kjo punë kërkimore zbuluese ka bërë që industria minerare në këto vite të realizojë prodhimin e mbi 50 milionë tonë nafte, e 10 miliardë metër kub gaz dhe rreth 38 milionë qymyr, mbi 25 milionë tonë mineral kromidi, mbi 21 milionë tonë mineral bakri, rreth 56 milionë tonë hekur-nikeli dhe dhjetëra milionë tonë minerale industriale, apo materiale ndertimi", tha Naco.

Ministria ka publikuar dhe hartën me vendburimet e pasurive nëntokësore, të cilat duket se shtrihen në gjithë vendin.

"Në hartën e burimeve minerale të Shqipërisë pasqyrohen rreth 15 vendburime nafte, 6 vendburime gazi, mbi 500 vendburime të mineraleve të ngurta nga të cilat: rreth 293 vendburime kromi, mbi 108 vendburime bakri, mbi 21 vendburime hekur-nikeli, mbi 45 vendburime qymyrguri", sqaroi Naco.

Harta, sipas Ministrisë do shërbejë për të nxitur edhe më shumë investimet në sektorin e industrisë minerare dhe industrive të tjera që shfrytëzojnë pasuritë nëntokësore. 

Bello: Harta është e vjetër

“Harta është një ribotim i një hartë të minerareve të Shqipërisë. Duhet të them që kjo hartë është bërë për herë të parë më e kompletuar diku rreth viteve 1970 pastaj vit pas viti është ribotuar, edhe pas 1990 është ribotuar si hartë e mineraleve që ka shërbyer si informacion për të gjithë investitorët e huaj pas 1990-s dhe për strategjitë e zhvillimit. Ajo që unë dua të them është se të gjitha ato rezerva që citoi ministri, janë të miratuara në komisionet shtetërore të mineraleve të dobishme përpara viteve 1990. Nga koha që ministr Naco është ministër paska ndodhur që janë zbuluar gjithë këto rezerva. Harta është një pasuri intelektuale e personale e mijëra specialistëve të gjeologjisë të minierave të naftës e të gazit të cilën nuk mund të përvetësojë askush për interesa politike”, deklaron zoti Bello.

/ Top Channel



Facebook


Më shumë nga ekonomia
Biznesi nuk shlyen kreditë
Të dhënat e fundit zyrtare tregojnë se kredia e biznesit po përkeqësohet me ritme dy herë më të shpejta se ajo e individëve.
Kukës, biznesi i vogël refuzon taksat
Një nga bastionet kryesore të Partisë Demokratike, pikërisht Kukësi, duket se po lëkundet në prag të këtyre zgjedhjeve, duke u joshur nga oferta e Partisë Socialiste për taksën progresive.
Shqipëria fton Maqedoninë
Në forumin e Biznesit dhe Investimeve Shqipëri-Maqedoni, Qeveria shqiptare ka kërkuar rritjen e shkëmbimeve tregtare mes dy vendeve.
Ndërtimi ka thelluar krizën
Të dhënat e fundit zyrtare nga Instituti i Statistikave dhe Banka e Shqipërisë tregojnë se ndërtimi është sektori që ka thelluar më shumë krizën në ekonominë shqiptare.
Ekspertët: BSH të ulë normën e interesit
Ekspertët mendojnë se Banka e Shqipërisë duhet të jetë më agresive në uljen e interesave duke ndjekur shembullin e bankave qendrore në Europë dhe SHBA.


Top Channel 2001-2013
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.