OSCE: Shumë shkelje në zgjedhjet ruse

05/12/2011 00:00

Vëzhguesit ndërkombëtare kanë renditur një sërë shkeljesh në zgjedhjet parlamentare të se dielës në Rusi, pavaresisht se i cilësuan si të mirë organizuara.

OSBE tha se procesi po shkonte në favor të Partisë “Rusia e Bashkuara”, duke dalluar manipulime, sic ishte dhe mbushja e kutive të votimit.

“Shqetësimi im kryesor ishte mungesa e ndarjes mes partisë qeverisëse dhe shtetit. Kjo coi në një garë të ngushtë politike,  ku një numër partish, as nuk u lejua të merrte pjesë në zgjedhje dhe i kontribuojë një mjedisi zgjedhor, të cilit i mungoi ndershmëria dhe po shkonte qartazi në favor të partisë në pushtet”, Heidi Tagliavini Misioni Vëzhgues, OSBE.

Por Presidenti rus, Dëmitrij Medvedjev tha se votimi ishte i ndershëm dhe demokratik.

“Këto zgjedhje ishin të ndryshme nga gjithcka kemi parë më parë, për disa arsye. Rusia e Bashkuara fitoi pikërisht cfarë kishte, as më shumë e as më pak. Në këtë kuptim ishin zgjedhje të ndershme dhe demokratike”, tha Medvedjev.

Pas raportit të OSBE-se, sekretarja amerikane e Shtetit, Hilari Klinton shprehu shqetësimin serioz për zgjedhjet në Rusi. Duke iu referuar raportit paraprak, ajo tha se ngrihen një sërë pikëpyetjesh për procesin.

Ndërsa, sipas agjensisë së lajmeve RIA, partia komuniste po përgatitet për të cuar në gjyq rezultatin “absolutisht të papranueshëm” të këtyre zgjedhjeve. I vetmi grup vëzhgues i pavarur, Golos paraqiti 5300 ankesa për procesin.

Zgjedhjet parlamentare në Rusi shënuan një rënie të partisë “Rusia e Bashkuar”, në prag të zgjedhjeve presidenciale të Marsit, ku do të kandidojë Vladimir Putin dhe për këtë arsye, gjerësisht u konsideruan si një test për popullaritetin e tij.

Pas numërimit të 96 % të votave, rezulton se “Rusia e Bashkuar” ka marrë nën 50 % të votave, më pak se 64 %, në vitin 2007, kjo do të thotë se do të ketë 238 deputetë në Dhomën e Ulët të Parlamentit me 450 përfaqësues. Nuk siguroi dot shumicën prej 2/3 e nevojshme për ndryshimet kushtetuese.

Në vendin e dytë u rendit Partia Komuniste me 19.2 % të votave, apo 92 deputetë, ”Rusia e Drejtë” në vendin e tretë me 13.2 % apo 64 përfaqësues, partia Liberal-Demokratike e Rusisë me 11.7 % apo 56 deputetë.

Top Channel