Pas përmbytjeve të njëpasnjëshme vendi është përfshirë nga një
thatësirë, e cila është cilësuar fatale nga ekspertët e energjitikës.
Për specialistet e mjedisit këto janë pasoja të ndryshimeve të klimes.

Ministri i Mjedisit Fatmir Mediu, në një konferencë për cështjet klimaterike, deklaroi se sektori energjitik është më i prekuri dhe Shqipëria po synon të shtojë veprat hidro-energjitike.

“Janë mbi 150 hidrocentrale të mesëm dhe të mëdhenj, të dhënë me koncension deri tani, ku ndër më të mëdhenjtë mund të përmendim hidrocentralin në kaskadën e lumit Devoll dhe atë të Ashtës. Po ashtu Shqipëria ka mbështetur dhe i sheh me interes projektet në fushën e energjisë së erës, parqet oelike po ndërtohen dhe së shpejti do të nisin edhe nga prodhimi i energjisë së erës. Rritja e eficencës së energjisë është një prioritet që duhet parë me vemendje nga Ministria e Mjedisit dhe ministria e linjës. Ne kemi shumë rezerva në këtë drejtim. Eficensë në përdorimin e energjisë do të thotë që në cdo moment ajo të përbëjë prioritet në investime tona, eficensë do të thotë shfrytëzimi me kritere të sakta e të gjithë burimeve ekzistuese të energjisë”, tha Mediu.

Per t’u bere balle permbytjeve ne Ultesiren e Shkodrës, Mediu tha se 10 milionë euro investime kane nisur te zbatohen per fazen e pare. Nderkohë që në një fazë të dytë duhet të bëhet thellimi i Bunes.

“Janë 10 milionë dollarë, të cilat janë futur në investime në Shkodër, si buxheti i qeverisë, një mbështetje po ashtu eshte dhene edhe nga Banka Botërore. Janë tre faza të cilat po merren, ndërhyrjet e emergjencës, ndërhyrjet afatmesme dhe ndërhyrjet perspektive. Shmangia totale e përmbytjes kërkon investime në vazhdim. Faza e dytë është thellimi i Bunës, në gjysmën e sipërme të Bunës, për t’i sjellë në të njëjtin nivel ujëmbajtës, si pjesën e poshtme ashtu edhe në pjesën e sipërme.Do të merren masa të tjera në përspektive për të gjithë basenin e ujëmbledhësit të Shkodrës, për të shmangur efektet të cilat tashmë dihen”, tha Mediu.

Ndryshimet e klimes, po shoqerohen me nje perhapje te madhe te erozionit jo vetem ne brigjet e lumenjve, por edhe ne tokat bujqesore, ndaj eshte kerkuar hartimi i nje strategjie kombetare per t’iu pershtatur ndryshimeve te klimes.

Top Channel