Foto+ Video/ Fermerët grekë vazhdojnë protestat, bllokojnë disa akse kryesore rrugore Protestat dhe arrestimet kanë vazhduar edhe gjatë orëve të vona të mbrëmjes në qendër të Moskës.
Mes 250 te arrestuarve ne diten e dyte te tubimeve kunder rezultatit te zgjedhjeve parlamentare te se dieles ishte edhe nje lider i opozites. Per demonstruesit, procesi zgjedhor eshte i manipuluar fund e krye. Votimet e se dieles e mbajten partine e Putinit ne pushtet, edhe pse me nje numer te reduktuar vendesh ne parlament, cka i hoqi edhe mazhorancen absolute.
“Kam frike se ne te ardhmen, e gjithe kjo do te perfundoje ne nje revolucion, dhe ne nuk e duam nje gje te tille. Boll revolucione kemi pasur ne Rusi. Por ashtu si ne 1917-ten, pushteti po ben te pamunduren qe kjo te ndodhe vertet”, tha Yuli Rybakov, aktivist i te drejtave te njeriut.
Pas pohimeve te OSBE-se per manipulime, edhe sekretarja amerikane e Shtetit Hillary Clinton tha se zgjedhjet ne Rusi nuk ishin as te lira e as te ndershme. Presidenti rus Dimitri Medvedev i hodhi poshte kritikat e perendimit.
“Kemi apo s`kemi ne mjaftueshem parti, kjo ceshtje i perket autoriteteve ruse dhe organizatave nderkombetare ta gjykoje.Nese monitorojne zgjedhjet, standartet e tyre, shkeljet, eshte njera gje. Por menyra sesi eshte ndertuar sistemi yne politik, nuk eshte fare pune e tyre, se perndryshe shume shpejt do na tregojne si te shkruajme dhe kushtetuten”, tha presidenti rus Medvedev.
Partia e Putinit, Rusia e Bashkuar, zhvilloi dhe ajo nje tubim ku moren pjese rreth 8.000 vete. Turmat e protestusve anti-qeveritare ishin me te vogla, por per vete prania e tyre konsiderohet si shenje domethenese e cila mund te profetizoje nje pike kthese ne politiken ruse.
Top Channel