Biznesmeni serb i veriut, Zvonko Veselinovic qëndron prapa sulmeve kundër ushtarëve të NATO-s në Jarinjë, në fund të muajit të kaluar.

Kështu ka bërë të ditur komandanti i KFOR-it Erhard Drevs, i cili ka
theksuar se Veselinovic njihet si njëri nga njerëzit kryesor të krimit
të organizuar në veri të Kosovës.

Komandanti i KFOR-it deklaroi kështu në një takim me grupin e gazetarëve nga Serbia të cilët po e vizitojnë Kosovën. Ai ka thënë se për këtë u referohet xhirimeve që posedon KFOR-i lidhur me situatën.

Komandanti i KFOR-it citohet të ketë thënë se ushtarët kanë pasur autorizim që të kundërpërgjigjen me armë, por këtë nuk e kanë bërë sepse nuk kanë arritur që qartësisht të identifikojnë personat që kanë gjuajtur me koktej molotovi, të cilët janë përzier me protesutes.

Gazetarët nga Serbia janë takuar edhe me kryemininstrin e Kosovës Hashim Thaci. Ky i fundit ka shprehur gatishmërinë për t’u takuar me serbët e veriut. Kryeministri kosovar citohet të ketë thënë se është kundër dhënies së statusit special për veriun.

Top Channel