Aleanca Kuq e Zi: Emigrantët shqiptarë, të braktisur

15/12/2011 00:00

Aleanca Kuq e Zi deklaron se emigrantët shqiptarë ndihen të braktisur
nga qeveria, ndërkohë që mbrojtja e tyre brenda dhe jashtë vendit është
detyrim kushtetues i qeverisë.

“Prej 21 vitesh nuk dihet sa shqiptarë kanë ikur dhe sa kanë ardhur. Duhet një reformë radikale me strategjinë e trupit tonë diplomatik. Emigrantëve të kthyer në atdhe u mohohet e drejta e votës”, thuhet në deklaratën e Aleancës.

Duke përmendur regjistrimin e popullsisë, Aleanca kujton se Censusi la jashtë emigrantët dhe qeveria e hutuar harroi shtetasit e saj jashtë kufijve, ndërsa i përdor ata për shifrat e turistëve që futen në territorin shqiptar.

Top Channel