Çrrënjosja e korrupsionit dhe krimit të organizuar ka qenë temë qendrore
e takimit që presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka zhvilluar me
kryeprokurorin e Shteteve të Bashkuara, Erik Holder, në Uashington.

Zonja Jahjaga, ben te ditur Europa e Lire, u shpreh se është e gatshme “të fillojë reformat në sistemin e drejtësisë, të paraqesë ligje në Kuvend dhe të marrë vendime ekzekutive për të eliminuar njëherë e përgjithmonë korrupsionin dhe krimin e organizuar, që po rrezikojnë t’i mbajnë peng proceset demokratike dhe zhvillimore të vendit.

Në këtë takim është ngritur edhe nevoja e arritjes së një marrëveshjeje ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara, për ekstradim të personave të dyshuar për terrorizëm.

Gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara, presidentja e Kosovës është takuar edhe me sekretaren amerikane të shtetit, Hillari Klinton.

Top Channel