SHBA, nis gjyqi ndaj “spiunit” të “Wikileaks”

16/12/2011 00:00

Avokati Mbrojtëes i ushtarit amerikan, Bredli Mening, i akuzuar se i ka dhënë informacione sekrete dhe dokumenta të rëndësisë së vecantë  Ëikileaks, kërkoi që drejtuesi i seancës paraprake të tërhiqet nga çështja.

Avokati David Kumbs e kërkoi këtë, pasi drejtuesi i seancës,punonte edhe si prokuror për Departamentin e Drejtësisë.

Departamenti amerikan i Drejtësisë po zhvillon hetime të veçanta kundër themeluesit të Ëikiliks, Xhulian Asanzh, i cili supozohet se ka marrë dokumentat sekrete nga ushtari Mening.

Në seancën dëgjimore që u zhvillua në qytetin Fort Mid, të shtetit lindor të Merilendit, pritet të vendoset nëse do të zhvillohet ose jo një gjyq ushtarak-kundër ushtarit Mening.

Top Channel