Pas dorëzimit të mandatit nga deputetja e qarkut të Durrësit Rudina
Seseri tashmë vendin e saj pritet ta zerë emri i radhës në listen e
kandidatëve në zgjedhjet e 28 qershorit 2009.

Ne fakt sipas listes mandati i takon zotit Gjon Bardhi , i cili qe prej 8 majit eshte kryetari i bashkise Fushe Kruje. Sipas burimeve nga Top Channel, zoti Bardhi ende nuk ka vendosur nese te lere apo jo mandatin si kryetar bashkie per te marre ate te deputetit te Partise Socialiste, cka pritet te vendoset pas bisedes qe ai do te kete me kreun e Partisë Socialiste, Edi Rama dhe strukturat e kesaj force politike ne qytetin e Fushe Krujes. Nese zoti Bardhi vendos te mbaje postin e tij si kryetar i bashkise Fushe Kruje atehere mandate shkon me poshte tek kandidati Edison Konomi, i cili eshte i panjohur per jeten politike ne vend.

Rudina Seseri u zgjodh deputete ne Qarkun e Durresit por menjehere pas marrjes se mandatit ajo nuk ishte pjese e jetes politike, duke u shfaqur pak ose aspak ne Partine Socialiste e aq me pak ne kuvendin e Shqiperise. Ardhjet e saj nga Shtetet e Bashkuara kane qene ne krye te 6 muajve per te mos humbur mandatin e deputetes.  

Top Channel