Ministri i Jashtëm i Malit të Zi, Milan Rocen, është vendosur në qendër të një skandali të kontrabandës së cigareve, pasi u akuzua publikisht nga lideri i një partie të madhe në opozitë, Nebojsa Medojeviç.

Sipas tij, ka prova të qarta se Rocen ka në dorë mbi 50% të tregut malazez të cigareve, ndërsa ka shfrytëzuar pushtetin për të futur ilegalisht në vend produktet nga Kosova, duke dëmtuar kështu të gjithë konkurrentët e tjerë.

”Sipas informative të mia, Ministri i Jashtëm dhe njerëz të tjerë me pushtet qëndrojnë pas trafikut ilegal të cigareve në vend”, u shpreh lideri i partisë “Lëvizja për Ndryshim”, siç raportoi e përditshmja “Vijesti”.

Sipas Medojeviç, një trafik i tillë i sjell Ministrit përfitime prej 25-30 milion euro në vit. Ai shtoi se shumica e ngarkesës ilegale futej në vend nga kufiri me Kosovën, në disa zona ku kontrolli mbi kufinjtë është pothuajse inekzistent.

Top Channel