17:40 TN "Guximi i nje gruaje"
18:35 Film "Smash" R
Programi i plote
PUBLICITET
Fundi i serialit “100 Vitrinat”
23/12/2011 21:50

Fundi i serialit “100 Vitrinat”
Seriali i famshëm italian “100 Vitrinat” është drejt mbylljes. Mediaset ka vendosur t’i japë fund “soap opera”-s që prej 11 vitesh transmetohet në Canale 5 në Itali dhe prej shumë vitesh nga Top Channel në Shqipëri.

Në një letër, punëtorët shprehen të hidhëruar për këtë vendim që do të bllokojë prodhimin e serialit që ka kaluar 2500 seri.

“Do të jenë Krishtlindje të hidhura për ne që punojmë tek “100 Vitrinat” dhe kjo falë Mediaset-it që ka vendosur të mbyllë serialin. Dhjetë ditë më parë i kemi dërguar Piersilvio Berlusconi-t një letër ku kërkonim sqarime mbi zërat që qarkullonin për mbylljen e prodhimit dhe përgjigja erdhi vetëm dje. Kontratat në skadencë nuk janë rinovuar”, lexohet në letrën e punëtorëve të serialit.

Ata pyesin se pse Mediaset ka vendosur mbylljen e “100 Vitrinave” dhe vazhdon të transmetojë serialin “Beautiful”, që ka kosto më të lartë dhe shikueshmëri më të ulët.

“Nga ky vendim do të jenë pa punë 300 persona”, mbyllet letra.



/ Top Channel











Lajmet kryesore

Fundi i serialit “100 Vitrinat”
Rama: Mundësi të mëdha për rajonin
“Pas luftërave janë bisedimet që do të na çojnë drejt integrimit”
Rrëzohen të gjitha dekretet e Presidentit
Operacioni anti-kanabis “Dukagjini”
Hetimet për atentatin me eksploziv
“Na qëlloi një burrë me uniformë serbe”
Fier, atentat ndaj 49-vjeçarit
Më të lexuarat
Temat e ditës
Ukraina, Vjedhja e Bankës, Aksioni anti-droge, Vrasja e bankierit, Vrasje, Lindja e Mesme, Siria, Arsimi
Top Channel 2001-2014
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.