Mungesa e ndihmës së autoambulancës

27/12/2011 00:00

Asnjë nga 5 autoambulancat, disa prej te cilave fare te reja, nuk i
shkuan ne ndihme 60-vjecarit Enver Saraci i cili një ditë më parë u
aksidentua nga treni i linjës Tiranë- Vlorë.

Aksidenti ndodhi ne oren 9.30 te paradites së të hënës dhe te paret ne vendin e ngjarjes kane mberritur policet.Disa kalimtare e kane transportuar te plagosurin nga linja hekurudhore siper ne mbikalimin e superstrades ne pritje te ambulances, te cilen zëdhenesja e policise se qarkut Fier thote se eshte lajmeruar ne kohe nga shefi i Rendit te Lushnjes.

Per mese nje ore policet kane pritur ambulancen per shkak se i aksidentuari kishte plage te renda, por asnje nga mjetet qe qendrojne parkuar ne hyrje te spitalit nuk mberriti ne kohe edhe pse vendi aksidentit nuk eshte me shume se dy kilometra larg spitalit. Drejtoresha e ketij spitali ka reaguar nje dite pas ngjarjes duke thene se spitali eshte lajmeruar me vonese dhe ambulanca ka shkuar ne vendin e ngjarjes.

Burime zyrtare nga ana e policise thone se nga ana e spitalit rasti eshte neglizhuar, duke e cilesuar te aksidentuarin si të vdekur ne nje kohe kur ai ishte gjalle. Ne nje aksident te tille menyra e transportit eshte vendimtare dhe nje transport, si ky qe bene policet e Lushnjes mund te jete fatal. Por pas nje ore qendrimi ne pritje te ambulances policet vendosen ta dergojne vete ne spital te demtuarin, i cili pas mjekimeve te para eshte derguar me urgjence ne Spitalin Ushtarak per shkak se plaget e marra ne koke ishin shume te renda.

Top Channel