Lidhjet shqiptaro-austriake

29/12/2011 15:35

Ambasadori austriak në Tiranë ka deklaruar në qytetin e Shkodrës se vendi tij do vijojë mbështetjen për Shqipërinë në vijim të bashkëpunimit shumë të gjatë mes dy vendeve.

Në përvjetorin e 20 të krijimit të shoqatës së miqësisë Shqipëri-Austri është mbajtur një takim në të cilin ambasadori austriak Florian Raunig, njohës i mirë i gjuhës shqipe, në fjalën e mbajtur me këtë rast deklaroi se lidhjet mes dy vendeve janë shumë të vjetra.

Ai përmendi fakin që Austria ka ruajtur armët e Skënderbeut dhe se Perandoria Austro-Hungareze mbështeti pavarësinë e Shqipërisë e më pas hapi edhe një kosullatë në qytetin e Shkodrës. Ambasadori theksoi faktin që shumica e albanologëve janë austriakë. Por, lidhjet nuk janë vetëm historike. Aktualisht, Austria është investitori i tretë më i madh në Shqipëri në fushën e biznesit ndërsa në gjithë vendin janë hapur edhe disa shkolla.

Oratorët, mes të cilëve edhe kryetari kësaj shoqate, pedagogu i njohur Mahir Hoti, që mbajti fjalën vuri theksin në punën e madhe që është bërë gjatë 20 viteve të krijimit të kësaj shoqate miqësie në afrimin e dy vendeve dhe sidomos në bashkëpunimin mes Shkodrës dhe Austrisë, ku vlen të përmenden binjakëzimi mes Universitetit të Shkodrës dhe atij të Gracit në Austri.

Top Channel