Ligji i ri për aftësinë e kufizuar

30/12/2011 00:00

Këshilli Kombëtar i Personave me Aftësi të Kufizuara reagon ndaj
projektligjit të ri të qeverisë, i cili ndryshon statusin e
para-tetrapelgjkeve dhe që sipas tyre redukton edhe mbështetjen
financiare, që ata përfitojnë me ligjin aktual.

Sipas Sinan Tafajit, drejtuesi i Shoqates se Aftesise se Kufizuar, ndryshimet ligjore do t’i japin të drejtën qeverisë të përcaktoje shumën e subvencionit për të drejtën e qarkullimit, komunikimit dhe konsumit të energjisë elektrike, të cilat deri tani janë të përcaktuara me ligj të posacëm.

“Deri më sot ne i kemi të përcaktuara në ligj, me përqindje, me shifra të gjitha përfitime dhe si të tilla ato janë bërë të zbatueshme. Marrja në dorë e përcaktimit të një shume nga ana e qeverisë, së pari këtë të drejtë e bën më të dobët dhe së dyti i jep kompetencë qeverisë të përcaktojë aq sa ajo do ta shohë të arsyeshme. Atëherë me këtë ndryshim do të shkojmë drejt asaj që të gjithë duhet të lëvizim njëlloj, të gjithë duhet të flasim dhe duhet të konsumojmë njëlloj”, thotë drejtuesi i Shoqatës.

Tafaj kerkon qe para se projektligji te miratohet ne parlament te konsultohen edhe me perfaqesues te aftesise kufizuar, pasi ky projektligj shkel te drejtat e personave me aftesi te kufizuara dhe si grupe konsulence te qeverise kane sherbyer organizatat joqeveritare, qe nuk kane asnje lidhje me personat me aftesi te kufizuara.

“Dhënia e shumave fikse do të thotë të krijosh një barrë të rëndë për buxhetin, ta bësh këtë të drejtë fiktive të papërdorshme për një pjesë të madhe dhe ta reduktosh për një pjesë tjetër. Ky është një shqetësim i madh ne nuk jemi konstultuar për këto cështje. Ne nuk jemi pyetur dhe sot i kërkojmë ministrit Ksera dhe qeverisë që në karriket e konsulenteve të mos ulen njerëzit me sy, me këmbë, me duar dhe ca para në xhep, por të ulemi ne dhe të dëgjohemi për kërkesat tona”, tha Tafaj.

Pak dite me pare ata protestaun per abuzimet qe behen me listat e tyre duke u perfshire ne to shume persona qe e perfitojne ndihmen ne menyre te paligjshme. Madje ne listat e personave me aftesi te kufizuara kishte edhe biznese te cilet perfitojne kompensimin e energjise. Këshilli Kombëtar i Aftesisë së Kufizuar ia dergoi prokurorise kete liste per te hetuar menyren se si jane futur ata, te cilet shkaktojne edhe rritjen artificiale te buxhetit te shtetit per kete kategori.

“Ne shpresonim që me kallëzimin penal që bëmë në Prokurori, që qeveria do të mbante anën tonë dhe do të futej në eliminimin e skenave të korrupsionit dhe të abuzimit të krijuara nga njerëz të fuqishëm, por nuk ka përse ne të bëhemi viktimat e pamundësisë së shmangies se abuzimeve në terren”, tha Tafaj.

Ne rast se zeri i personave me aftesi te kufizuara nuk do te degjohet, perfaqesues të kësaj shtrese do te nisin protesta ne te gjithe vendin.

Top Channel