18:35 Film Serial "Smash" R
19:30 Lajmet e Moti
Programi i plote
PUBLICITET
Tritol shtyllave elektrike
02/01/2012 13:15

Një natë më parë persona të paidentifikuar kanë dëmtuar me eksploziv dy shtylla të tensionit të lartë në afërsi të fshatit Kallmet te Lezhes.

Një nga shtyllat ka pesuar demtime ne tre prej kembeve te saj mbeshtetese ndersa shtylles tjeter i eshte demtuar i gjithe bazamenti.

Demtimi eshte kryer mbi shtyllat e interkonjeksionit 400 kilovolt, qe sherbejne per transmetimin e energjise nga Mali i Zi drejt Shqiperise. Pak minuta pas shperthimit qe ka tronditur jo pak banoret e zones forca te shumta te policise kane shkuar ne vendngjarje per te bere te mundur zbadhjen e saj.

Nderkohe qe edhe punonjes te Operatorit te Sistemit te Transmetimit kane nderhyre per mos lejuar demtimin  e metejshem te shtyllave. Sipas informacioneve forcat e policise kane gjetur ne njejren prej shtyllave edhe nje sasi eksplozivi te pashperthyer e cila eshte caktivizuar nga ekspertet ne kete fushe.

Ne zonat e Lezhes dhe Lacit vendosja e eksploziveve ne shtyllat e tensionit te larte ka qene nje krim i perseritur edhe një vit më parë.Policia dhe prokuroria i ka regjistruar keto krime si akte terrori, pasi impakti i tyre ne ekonomi dhe jeten e komuniteti eshte jashtezakonisht i madh.

/ Top Channel







Më shumë nga kronika
Dështon atentati në Korçë
Një atentat me armë zjarri është regjistruar në qytetin e Korçës, ku një person është qëlluar dy herë me armë zjarri, teksa po kalonte me automjetin e tij në afërsi të spitalit të qytetit.
Krerët e agjencive në prokurori
Për shkak të postit që mbajnë dhe në cilësinë e personave që mund të hedhin dritë mbi hetimet, tre zyrtarë të lartë janë thirrur për t’u pyetur në Prokurorinë e Tiranës, mbi skandalin më të madh të Bankës së Shqipërisë, nga e cila u tërhoqën përgjatë katër viteve 713 milionë lekë.
Grabitje dhe vrasje në Dibër të Madhe
Gjashtë persona të maskuar sulmuan me armë një argjendari në qytetin e Dibrës së Madhe në Maqedoni. Mendohet se një nga agresorët është vrarë ndërsa janë plagosur disa persona.
Plagoset polici në aksion
Një punonjës policie i komisariatit Malësi e Madhe, Kastriot Preçi, 50 vjeç, është plagosur mbrëmë në orët e vona në fshatin Hot gjatë një aksioni për të arrestuar disa persona që dyshohet se po kryenin disa vjedhje në zonën në fjalë.
Në kërkim të parave të vjedhura
Prokuroria dyshon se një pjesë e parave, që u vodhën në Thesarin e Bankës së Shqipërisë, mund të jenë transferuar jashtë shtetit.


Lajmet kryesore

Tritol shtyllave elektrike
Vjedhja në BSH, Fullani në Kuvend
Braçe: Hetim gjithëpërfshirës nga prokuroria. U cënua imazhi i vendit. Guvernatori: Hetim administrativ në BSH. Meta: Mbështesim hetimin
Krerët e agjencive në prokurori
Rama: Në 300 ditë, revolucion në arsim
Muxhahedini shqiptar tmerron botën
Fyen Berishën, shkarkohet diplomati kosovar
Deputetët e PD te Totozani
Më të lexuarat
Temat e ditës
Lindja e Mesme, Ukraina, Vjedhja e Bankës, Reforma territoriale, Energjia, Kriza Financiare, Arsimi, Tragjedia ajrore, Turizmi, Siria
Top Channel 2001-2014
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.