‘Po prisja telefonatë nga kolegu’, Shqiptari kapet me kufje të fshehta gjatë provimit të patentës në Belgjikë, përfundon në gjykatë Të martën më datë 11 janar, ditë në të cilën hyjnë në fuqi ndryshimet e reja në kodin rrugor, policia do të nisë menjëherë aplikimin e gjobave të dyfishuara.
Gjatë një interviste për Top Channel, drejtori i policisë rrugore, Vullnet Topalli, deklaron se për të informuar qytetarët për ndryshimin e nivelit të gjobave që do të vendosen, autoritetet shtetërore do të ndërmarrin një fushatë.
“Të gjitha detajet do të citohen nga punonjësit e policisë në lidhje me drejtuesit e automjeteve që shkelin normat. Por do të kemi një prononcim edhe në televizionet e vendit, që drejtuesit të njihen me ndryshimet e fundit. Është njëfarë fushate sensibilizimi për drejtuesit e automjeteve”, deklaron Topalli.
Mes ndryshimeve në kodin rrugor, interesante është edhe aplikimi i patentës me pikë, por ky ndryshim nuk do të realizohet më 11 janar.
“Ajo do të jetë në një kohë më të mëvonshme, pas 18 muajve, sepse të gjitha detyrimet e tjera parashikohen nga Drejtoria e Transportit Rrugor dhe jo nga policia rrugore”, saktëson Topalli.
Gjoba të ashpra do të vendosen vecanërisht për tejkalimin e normave të shpejtësisë, drejtimin e mjetit në gjendje të dehur, mospërdorimin e rripit të sigurisë, dhenia e automjetit një personi që nuk ka patentë, si dhe largimi nga vendi i aksidentit.
Top Channel