Koha e keqe godet Shqipërinë

06/01/2012 10:15

Koha e keqe ka përfshirë Shqipërinë gjatë së premtes dhe është bërë shkaktare e një aksidenti rrugor me pasojë vdekjen e një shtetasi e ka krijuar përshtjellim në portin e Durrësit.

Shumë probleme po regjistrohen edhe në portin e Durrësit, ndërsa forca e detit është rritur në shtatë ballë.

Tre tragete kanë mundur të hyjnë në port gjatë mëngjesit dhe tre të tjerë janë në mbërritje, por çdo përkeqësim i mundshëm i kohës mund të sjellë anullimin e linjave të tjera. Mjetet e vogla të lundrimit dhe peshkarexhat kanë qëndruar të gjitha të ankoruara në port për shkak të rrezikshmërisë së lartë.

Tirana është zgjuar mëngjesin e premtes me shira të rrëmbyer, por një panoramë e njëjtë është pothuajse në të gjithë qytetet kryesore të vendit. Shkodra, Elbasani, Fieri, Durrësi dhe rrethe të tjera janë duke u përballur gjithashtu me shira të vazhdueshëm, ndërsa në Korçë temperaturat pritet të shkojnë në minus gjatë pasdites.

Sipas parashikimit të motit, ai do të mbetet i keq edhe në ditët në vazhdim, ndonëse do të ketë një kthjellim të pjesshëm gjatë së mërkurës.

Top Channel