18:35 Serial "Smash"
19:30 Lajmet e Moti
Programi i plote
PUBLICITET
Korcë, sekuestrohen 42 kg hashash
06/01/2012

Korcë, sekuestrohen 42 kg hashash
Policia e Korcës ka arritur të ndalojë në qendër të qytetit një sasi të konsiderueshme lënde narkotike të llojit marijuane.

Lenda narkotike me peshe 42 kg eshte gjetur ne qytetin e Korces ne afersi te zones se quajtur "Trekendeshi", ndersa jane arrestuar 3 persona. Sipas te dhenave si rezultat i operacionit te koduar zinxhiri u vendosen ne pranga shtetasit Kristi Pojani 21 vjec nga Korca dhe Gazmend Bashaj 26 se bashku me 22-vjecarin Elsid Avduli te dy nga Lazarati.

Sipas te dhenave tre te rinjte ne bashkepunim me njeri-tjetrin benin shperndarje te lendeve narkotike ne sasi te medha mes qarkut te Gjirokastres dhe atij te Korces. Burime zyrtare te policise thane se lenda narkotike e ardhur prej Lazaratit kishte si destinacion shtetin grek.

Te njejtat burime konfirmuan se arrestimi i tre personave eshte bere ne kushtet e flagrances ne momentin kur dy te rinjte nga Lazarati kane qene duke dorezuar lenden qe ishte porositur ne Lazarat nga 21 vjecari korcar.

Nderkohë në fund të vitit të shkuar, një sasi prej 10 kilogramë lëndë narkotike u sekuestrua në po këtë qytet, ndërsa një person u vendos në pranga një person dhe një tjetër u shpall në kërkim.

Lenda e llojit kanabis sativa eshte gjetur ne ambjentet e baneses se 26-vjecarit Ervis Ligori i cili sipas te dhenave te policise e kishte fshehur ate ne bodrum. Sipas te dhenave se bashku me Stavri Pojanin arrestimi i te cilit nuk eshte bere ende i mundur, realizohej shperndarja e droges ne ambjente te ndryshme.

Burimet policore thane se droga me origjine nga Lazarati shperndahej nga dy te rinjte kryesisht ne gjimnazet dhe pubet e qytetit te Korces. Pas sinjalizimeve te marra ne rruge operative per veprimtarine e konntrabandes qe kryenin dy te rinjte policia permes nje operacioni te koduar “Kishtlindjet” ka arrestuar ne flagrance 26 vjcarin Ligori dhe ka shpallur ne kerkim bashkepunetorin e tij Stavri Pojani.



 

/ Top Channel









Më shumë nga kronika
Vrasja e Santos, shkarkohet polici
Efektivi i Policisë së Shtetit, Tonin Qepuri, i cili ishte i pranishëm në momentin e vrasjes së bankierit Artan Santo, është përjashtuar nga strukturat e uniformave blu.
Polici i Velipojës, në burg për ngacmim
Gjykata ka dhënë të mërkurën masën e ‘ndalimit me burg’ për shtetasin Ernest Paluku, ish-shef i stacionit policor në Velipojë. Ai u arrestua nga SHKB pas denoncimit nga një shtetase e cila kishte shkuar të kërkonte ndihmë pranë këtij komisariati.
Fullani: Po ndjekim kuadrin ligjor
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani ka deklaruar se është duke zbatuar të gjithë kuadrin ligjor për zbardhjen e vjedhjes së mbi 7 milionë dollarëve nga thesari i shtetit.
Masakër në pyjet e veriut
Banorët e zonave në veri të vendit, të lidhur me kryetarët e komunave, po i shkaktojnë një katastrofë të vërtetë natyrore pyjeve, prej disa vitesh dhe pa ndërprerje.
Pogradec, dy të rinj dyshohen të mbytur
Një  ngjarje e rëndë është verifikuar këtë të mërkurë në liqenin e Ohrit, ku dy adoleshentë kanë humbur në ujërat e tij, ndërsa trupat e tyre ende nuk janë gjetur.


Lajmet kryesore

Korcë, sekuestrohen 42 kg hashash Helikopteri ngel në Dukagjin
U qëllua ditën e dytë të operacionit, policia planifikon evakuimin
Konferenca e Berlinit për Ballkanin
Fullani: Po ndjekim kuadrin ligjor
Anulohen lejet e paligjshme
Nishani dekreton Ermonela Felajn
Masakër në pyjet e veriut
Më të lexuarat
Temat e ditës
Ukraina, Vjedhja e Bankës, Lindja e Mesme, Aksidente rrugore, Aksioni anti-droge, Kriza greke, Vrasja e bankierit
Top Channel 2001-2014
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.