Ermonela Jaho shkëlqen në Londër

09/01/2012 00:00

Metroja e Londrës, e cila frekuentohet nga 3.5 milionë pasagjerë çdo
ditë, është Meka e reklamës artistike në kryeqytetin britanik.

Por Opera Mbretërore për herë të parë ka përgatirur foton e një sopranoje shqiptare Ermonela Jahos, për të reklamuar “Traviaten” e Verdit, ku ajo është diva e kësaj opere.

Ermonela Jaho luan rolin kryesor te Violetes, ne kryevepren e Xhuzepe Verdit, qe po shfaqet ne Operan Mbreterore te Londres, qe nga fillimi i janarit dhe do te jete deri ne fund te muajit.Kritika e pameshirshme e artit britanik ka vleresuar maksimalisht profesionalizimin dhe klasin artistik te sopranos shqiptare. Madje disa prej kritikeve te artit, skeptikë ndaj Jahos ne debutimet e para te saj ne kryeqytetin britanik, kane pranuar se e kane ndryshuar mendimin e tyre, duke folur tashme me superlativa per performancen e saj keto dite ne Londer, duke e veçuar ate dukshem nga kasta e artisteve te kesaj opere.

Kritiku Michael Migliore ne ‘musicalcriticism.com’, shkruan se ‘Ermonela Jaho ishte mahnitese, Violeta e saj ishte sharmante’.

Gazeta “The Independent” shkruan se ‘kur sopranoja ruse Ana Netrebko te rikthehet ne Londer do te duhet te mposhtë performacen brilante te Ermonela Jahos’.

Top Channel ka mesuar se pikerisht roli i Jahos ne Triptikun e Pucinit, disa muaj me pare ne Londer eshte nominuar per çmimet prestigjoze, “British Awards”, ose ndryshe ‘Oscar-et britanike’ Nderkohe opera do dale ne DVD dhe ne periudhen shkurt–mars do jepet ne HD ne kinemate neper bote, ndersa nga vendet e Ballkanit vetem ne kinemate e Shqiperise, jo.

Po cili eshte çelësi i suksesit te Jahos në botën artistike?

“Për mendimin tim egzistojne menyra te pafundme per t’u bere nje artist i madh dhe secila prej tyre ndërtohet mbi respektin per individin, perkushtim ndaj te perkryeres dhe perjashtim te mediokritetit”, thotë soprano Jaho.
 
Perpara tre vjetesh Ermonela Jaho ishte e panjohur per publikun britanik, ndersa sot ajo eshte e preferuara e Belcantos, duke u hipotekuar nga 300-vjeçarja Opera Mbreterore Britanike, per te pakten deri ne vitin 2017.

Sopranoja shqiptare me banim ne New York, pas qëndrimit në Stokholm ne dhjetor dhe shfaqjeve në janar në Londër do të vazhdojë ne Filadelfia, ne Vjenë, Berlin, në Verona dhe në Liban. Duket nuk janë vitet, por janë dekadat e suksesit të Ermonela Jahos, e cila arriti të mposhtë në Londër studiuesit, kritikët dhe skeptikët e saj, falë vetëm një fakti, pikërisht falë mega-talentit të kësaj embleme shqiptare ne bote.

Top Channel