Bomba për të vrarë Messin dhe tentativa për t’iu afruar Ronaldos në hotel, dosja sekrete zbulon kërcënimet që tronditën Botërorin Nuk kishte si të ndodhte ndryshe. Lionel Mesi bën një tris të artë duke u shndërruar në një “diktator” të trofeve.
Në vitin e Barcelonës edhe lojtari më i mirë i vitit që fiton Topin e Artë është pikërisht ai, Mesi, i cili për të tretin vit rradhazi mban në duart e tij edhe trofeun e artë vec trofeve të shumtë që ka fituar me skuadrën, duke u ngjitur përfundimisht në majën e Olimpit të individualistëve.
Më parë se argjentinasi janë tre yje të tjerë të futbollit botërorë që e kanë fituar tre herë këtë trofe, Platini, Van Basten dhe Krojf, por vetëm francezi është njësoj me Mesin, pasi e ka fituar tre herë rradhazi në vitet 1983, 84 e 85.
Ndërkohë trofeun e trajnerit më të mirë të vitit e ka fituar sërish një pjestar i Barcelonës, pikrëisht Pep Guardiola me rekordet e frikshme nën drejtimin e kësaj skuadre. Spanjolli mundi në këtë garë dy konkurentët e tjerë, Sër Aleks Ferguson dhe Hose Mourinjo.
Nga ana e tij, skocezi u nderua edhe me një çmim për karrierën. Në vitin e shkuar, Barça e Messit dhe Guardiolës arriti të fitonte pesë nga gjashtë titujt që diskutoi, kampionatin, Champions League, Botërorin e Klubeve, Superkupën e Europës dhe atë të Spanjës.
I vetmi titull që katalanasit nuk mundën dot të siguronin ishte Kupa e Spanjës, pasi në finale u mposhtën falë një goli të vetëm të Cristiano Ronaldos.
Deri në vitin 2009, për futbollistin më të mirë të vitit jepeshin dy çmime paralele, ai i “Topit të Artë” të “France Football” dhe çmimi i FIFA-s, por nëpërmjet një marrëveshje, prej dy vitesh çmimet janë bashkuar në një, nën emrin “Topi i Artë-FIFA”. Gazetarë, kapitenët dhe trajnerët e skuadrave përfaqësuese janë ata që votojnë për fituesin.
Top Channel